LEZHE - Në një takim që pati me simpatizantë dhe mbështetës në Lezhë kreu i FRD, Bamir Topi, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Berisha dhe liderit të opozitës Rama. Ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir tha se PD vijon të drejtohet nga një ish sekretar komunist i cili në 22 vjet qëndron në krye të kësaj partie si një uzurpator.
Bamir Topi u ndal edhe të ndryshimet kushtetuese që sipas tij u bënë brenda një natë nga Rama dhe Berisha dhe pasojat e të cilave i vuajnë sot shqiptarët. Sipas Topit i fituar doli Berisha që sipas tij ka uzurpuar të gjitha institucionet e pavarura ndërsa Rama tha se sot vajton për të tilla ndryshime.
Kreu i FRD kritikoi edhe rolin e opozitës që sipas tij nuk ka bërë opozitën e kërkuar dhe të duhur duke braktisur edhe interesat e popullit.
Një tjetër pikë ku Topi u ndal ishte edhe çështja e funksionit të Televizionit Shqiptar që sipas tij po kthehet në një mjet propagandash si në kohën e komunizmit duke dezinformuar edhe shqiptarët e diasporës.
Ish kreu i Republikës u ndal edhe tek zgjedhja e Kryeprokurorit të ri, që sipas tij do të jetë në duart e Kryeministrit Berisha.
Sipas Topit janë të gjitha këto arsye që populli në zgjedhjet e 2013 duhet të ndëshkojë dy partitë e mëdha dhe të votojnë alternativën e FRD që siç tha Topi, është frymë e re jo si nevojë individuale por shoqërore. Topi ka përshkuar në këmbë edhe shëtitoren kryesore të Lezhës ku takoi qytetarët. Më pas mori pjesë në inaugurimin e zyrave të reja të FRD, në zemër të qytetit të Besëlidhjes.
(eh/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com