TIRANE- Ish-presidenti Bamir Topi akuzon PD-së se është kthyer në një instrument për të mbrojtur Sali Berishën duke hedhur poshtë në mënyrë kategorike mundësinë e bashkëpunimit me demokratët. Në një intervistë për televizionin “A1 Report” të gazetares Joniada Koçi, Topi theksoi se grupi parlamentar i Partisë Demokratike është bërë një instrument për të mbrojtur interesat e Sali Berishës duke degjeneruar edhe aktivitetin parlamentar. “Unë nuk besoj sot tek opozicioni që po zhvillohet në parlament. Është një opozicion jashtëzakonisht vulgarë. Grupi parlamentar i partisë në opozitë sot është kthyer në një grup që punon në mbrojtjen e pronave të Sali Berishës. E gjithë opozita po zhvillohet mbi bazën e interesave që ka ish-kryeministri i cili në mënyrë të dukshme po turbullon të gjithë aktivitetin e opozitës në parlament”,- theksoi Topi.
/Shqiptarja.com







