BERAT- Nga qyteti i Beratit kryetari i Frymës së Re Demokratike sulmoi sërish liredët politikë të PD e PS-së se para zgjedhjeve luajnë rolin e zvarranikut ndërsa pas zgjedhjeve bëhen luanë.

Ish presidenti ishte sot në Berat për të prezantuar strukturën e partisë në këtë qytet. Ai akuzoi kryeministrin se “ ka përvetësuar paratë e qytetarë të Beratit, duke mos i investuar ato në rrugën e këtij qyteti.“

Mbledhja nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-të dënuarit politik, Lirak Bejko, i cili humbi jetën dje në spitalin e Barit, të Italisë, pas plagëve të marra nga vetëdjegia me benzinë gjatë grevës së urisë së ish-të dënuarve. Sipas kreut të FRD-së, Bejko “ishte i përndjekur në kohën e komunizmit, po ashtu edhe në tranzicion".

Kryetari i FRD, ish-presidenti Bamir Topi teksa ka prezantuar dje krerët e departamenteve drejtuese, ka kërkuar ndjesë për mospengimin e Berishës që të kapë e zaptojë institucionet. Njëherësh u shpreh se me PD e PS s'ka koalicion.
(sg/shqiptarja.com)