TIRANË - "Sa më shumë kanë kaluar vitet Partia Demokratike i është larguar vlerave të pluralizimit". Këtë ka deklaruar ish-presidenti dhe kreu i FRD, Bamir Topi në një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu para largimit të këtij të fundit nga vendi pas përfundimit të misionit të tij diplomatik.
I pyetur mbi skualifikimin e kandidates së FRD në zgjedhjet lokale në Korçë dhe për Korçën, Topi është shprehur se "Korça është qytet interesant, me shumë qytetari, shumë kulturë. Njerëzit e kanë vlerësuar atë thirrje, jo thjesht të FRD-së, por kandidates sonë, që padrejtësisht u hoq nga gara nga një parti që u bë nismëtare e pluralizimit. Në vitin 2013 u hoq një zonjë nga gara dhe sa më shumë kanë kaluar vitet kjo parti i është larguar vlerave të pluralizimit dhe aq më tepër për një zonjë, që do i bënte nder vlerave dhe qytetarisë".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com