TIRANE - Kryetari i FRD-së Bamir Topi e ka cilësuar si jetik dhe shumë të rëndësishëm për demokracinë në vend, krijimin e një poli të tretë. Ai mbajti një leksion të hapur sot me studentët e Universitetit Bujqësor në Tiranë, të cilëve u bëri thirrje të analizojnë situatën dhe të vlerësojnë moralin dhe profilin e politikanëve më shumë se programet e partive të cilat pak a shumë janë njëlloj. Topi tha se "politika është bërë amorale, ku pushtetarët ndajnë ëndrrat për pushtet dhe quajnë krenari votimin me 71 vota të ministrave të rinj.
Nuk janë piruetat e politikanëve të veçantë që ngrysen diku e gdhihen diku tjetër, por analiza juaj, e cila do të mundësojë rotacionin politik dhe të elitave në Shqipëri", - tha ai.- " Administrata civile është shndëruar në administratë elektorale ndërkohë që kjo administratë duhet të punojë në shërbim të publikut".
Duke analizuar zhvillimet e fundit dhe krijimin e dy koalicioneve të drejtuara nga partitë e vjetra z.Topi e cilësoi si jetik dhe shumë të rëndësishëm për demokracinë në vend, krijimin e një poli të tretë. Në këtë bashkëbisedim me studentë kryetari i FRD-së u ndal edhe në ngjarjen e 21 Janarit ndërsa theksoi se aleanca e fundit politike ritregoi imoralitetin në dëm të interesave të qytetarëve.
Në përfundim, Topi theksoi rëndësinë e veçantë e degës së bujqësisë e cila sot përballet me sfidën e keqorientimit të studentëve në tregun punës. Ai ironizoi premtimet e Kryeministrit për ngritjen e fermave private, të cilat i ngjajnë oborreve të shtëpive private përsa i takon hapësirës që ato kanë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com