TIRANE - Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, në një tryezë për integrimin mbajtur ditën e mërkurë, tha se procesi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk ka mbetur në duart e 3 ligjeve, ndërsa theksoi se prezenca në Tiranë e komisionierit Evropian të Zgjerimit, Stefan Fyle, për të folur për ruajtjen e votës, është një shuplakë që i jepet politikës shqiptare në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 Qershorit.
Topi vuri theksin se politika është përqendruar në një pikë, atë të votimit të 3 ligjeve dhe ka lënë pas dore standardet e tjera, si demokracia funksionale, shteti i së drejtës, dhe garancia te vota e lirë.
Mbi këtë të fundit, kreu i FRD-së nënvizoi se “institucioni i votës” duhet të jetë i besueshëm, dhe në rast se kemi institucione relativisht të dobëta, këtu sipas Topit, do të ishte problemi kryesor i procesit të integrimit.
“Një Parlament i dobët, jo funksional ku më shumë vlen vullneti i çastit dhe i liderit, kur pozicioni i liderit është i tillë që të përcaktojë gjithçka, unë besoj që këtu fillojnë punët”, deklaroi Bamir Topi.
Në fokus të tryezës për integrimin, Topi vuri edhe vizitën e fundit të komisionerit evropian të Zgjerimit në Tiranë, Stefan Fyles, vizitë të cilën e bojkotuan përfaqësuesit e Partisë Demokratike. “Kur komisioneri i Zgjerimit vjen në Tiranë dhe i bën karshillik, në rast se nuk takon kreun zëre se s’ke bërë asgjë”, theksoi kreu i FRD-së.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Demokratet bojkotuan konferencen