Topi ka bërë kritika të ashpra për Policinë e Shtetit, për kreun e qeverisë duke e paralajmëruar që "me falanga të tilla t'i vërë gishtin kokës" apo se "përpara se të japë premtime për 4 vitet e ardhshme, të garantojë identitetin dhe integritetin". 'FRD nuk shantazhohet nga raste të tilla", tha Topi.
“Si ish-president i Republikës dhe si politikan i përgjegjshëm, jam i prirur të mos vë gishtin të asnjë force politike, se në të tilla raste ajo që ka rëndësi është roli i institucioneve të shtetit", ka bërë parantezën e argumenteve të tij Bamir Topi.
KRITIKË E ASHPËR PËR POLICINË E SHTETIT
Topi më tej ka kritikuar ashpër përfaqësuesit e Policisë së Shtetit në qarkun e Fierit. 'Këtu kam një kritikë të ashpër për përfaqësuesit e Policisë së Shtetit në qarkun e Fierit, të cilët që nga momenti i ngjarjes nuk kanë marrë mundimin që të jenë prezent dhe nga të dhënat që kemi dhe pas denoncimeve të zotit Hoxha, Policia e Shtetit, e cila ka për detyrë në rolin e saj kushtetues të mbrojë jetën pavarësisht se ç’force politike i përket. Në dijeninë time është futur në veprim prokuroria, e cila do vazhdojë punën e saj".
Topi ka treguar në foto pamjet e rrahjes barbare të Mit’hat Hoxhës, duke komentuar se “këto pamje nuk janë normale nuk janë normale, jashtë rrezikut për jetën, në gjendje shumë të rëndë, është dëmtuar dhe rrahur barbarisht dhe me mjete të forta”.
PUSHTETI ME FALANGA TË TILLA T'I VËRË GISHTIN KOKËS
Topi i është drejtuar edhe kryeministrit të vendit mbi ngjarjen, duke i kujtuar se duhet të garantojë identitetin dhe integritetin e zgjedhjeve. "I drejtohem drejtpërdrejt atij që e ka për detyrë sipas ligjit dhe Kushtetuës, që të garantojë proces të lirë dhe të ndershëm, që përpara se të japë premtime për 4 vitet e ardhshme, të garantojë identitetin dhe integritetin". Topi ka shtuar se "ne nuk e fokusojmë vëmendjen te pushteti, por te shteti, që është për të gjithë qytetarët.
Ky pushtet që vepron me falanga të tilla t’i vërë gishtin kokës, se jemi në një situatë që nuk nderon as institucionet e Shqiëprisë, por na vë njollë të zezë përpara ndërkombërarëve. Ne kemi dhënë informacionin e duhur para OSBE dhe ODIHR", ka thënë Topi.
FRD PRANË KANDIDATËVE, NUK SHANTAZHOHET
Topi i ka uruar shërim të shpejtë Mithatit dhe ka siguruar familjen se "jemi afër tyre". Topi ka siguruar edhe gjithë kandidatët e FRD, se do jemi afër tyre, duke i siguruar që FRD jo vetëm që nuk shantazhohet për t’i dhënë fund kësaj klime pasigurie për jetën, por për të rikthyer standardin ligjor, që do të përmirësohet me FRD nesër në pushtet".
FRD, EDHE NË ZGJEDHJE LOKALE
"Edhe pse FRD është një formacion i ri politik, ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të pushtetit vendor, sepse ne e konsiderojmë veten parti kombëtare me shtrirje kudo, të gatshëm për çdo sfidë elektorale edhe pse lajmërimi për zgjedhjet e pjeshme ka qenë gati i befasishëm", ka shtuar Topi sot për publikun. Ai ka paraqitur tre kandidatë. "Ne do t’i japim Shqipërisë atë imazh që i ka munguar prej sjelljes jonormale të politikanëve dhe kryesisht të atyre që janë sot në pushtet".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)