Topi: Qëndrimi  i Ramës në Serbi
dinjitoz, ngjarje e rëndësishme

Topi: Qëndrimi  i Ramës në Serbi<br />dinjitoz, ngjarje e rëndësishme
TIRANE- Kreu i Partisë “Fryma e Re Demokratike”, Bamir Topi, ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Serbi, duke e cilësuar atë ndër ngjarjet më të rëndësishme. Gjatë mbledhjes së kryesisë së FRD, Topi është shprehur se vizita e kreut të qeverisë shqiptare në Luginën e Preshevës është me rëndësi për shqiptarët atje, sidomos për t’i përcjellë qeverisë serbe shqetësimet e tyre.
 
“Vizita e Ramës në Serbi është ndër ngjarjet më të rëndësishme. Qëndrimi i Ramës në Serbi ishte dinjitoz. Është një vizitë me rëndësi për shqiptarët që jetojnë në hapësira të tjerë. Është treguar një mënyrë sjellje dinjitoze e politikës shqiptare. Politika e sotme duhet t’i sjellë shqiptareve një sintoni të plotë në këtë situatë. Cilido që është në opozitë nuk e shikon me simpati zotin Rama, por kur vjen çështja për përfaqësimin e interesave të Shqipërisë, sidomos për atë çka është paralajmëruar përpara, e sidomos pas atyre që pasuan ndeshjen Serbi-Shqipëri, kjo vizitë është me rëndësi. Lugina e Preshevës është një zë që kërkon rëndësi. Dhe ngritja e zërit për Preshevën është detyrë”, tha Bamir Topi.

Duke u ndalur tek Kosova, ish-presidenti Topi tha se kjo është një çështje e politikës ndërkombëtare. Nisur nga situata politike në Kosovë, Topi tha se aktorët politikë në vend duhet të gjejnë një zgjidhje për situatën.
 
“Vizita e Ramës diagnostikoi marrëdhëniet mes dy vendeve. Kosova është çështje e politikës ndërkombëtare. Kosova në pak vite arriti një sukses të paimagjinueshëm për secilin prej nesh. Janë shumë pak vite nga koha kur u bë i pavarur për të përcaktuar fatin e një shteti. Por tani situata në Kosovë, kur e kanë në dorë shqiptarët për vendimmarrje, padyshim me praninë e pakicave, e kanë lënë në rrugë”, u shpreh Topi.

Gjatë mbledhjes së kryesisë së grupit të FRD Topi është shprehur edhe për mungesën e opozitës në parlament.
 
Ndërkohë që pak kohë më parë FRD është shprehur për një koalicion të mundshëm për zgjedhjet vendore me një nga forcat politike që është më afër platformës së tyre.


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna