Bamir Topi, kreu i “Frymës së Re Demokratike” zhvilloi sot takim me qytetarë të Rrogozhinës për të përcjellë mesazhin e politikës së re.
“Rrogozhina është shembulli i qartë i premtimeve të pambajtura të Kryeministrit” - tha Topi.- “ Aksi kombëtar që kalon në Rrogozhinë është pjesë e korridorit të 8-të, i cili përdoret nga kryeminstri në çdo vend, madje edhe si sukses, por gjendja e kësaj rruge për fat të keq është skandaloze. Gjithashtu, është e padurueshme që në një zonë bujqësore si Rrogozhina ose nuk prodhon askush ose ata që arrijnë të prodhojnë, nuk mund të gjejnë treg për të shitur prodhimet e tyre”.
Duke u ndalur në programin politik të FRD-së, Topi tha në takim se “kemi bërë propozimin që parlamenti të jetë me 100 deputetë dhe rrogat e 40 të tjerëve duhet të duhet të shkojnë në dobi të shtetit. Sot në kuvend kemi vetëm 20 deputetë që janë aktivë dhe bëjnë punën e tyre, pjesa tjetër janë kthyer në disa dorë ngritës të kryetarit sa herë që ai ka nevojë. Tani ka ardhur koha që të marrë fund dominimi i këtij pushteti cili ka marrë tiparet e monizimit me një kryeministër diktator”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com