Topi-Saninos: Politika
e lexon qartë Brukselin

Topi-Saninos: Politika<br />e lexon qartë Brukselin
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino e siguroi atë se me gjithë debatet e përfshira, politika shqiptare nuk do ta pengojë integrimin e vendit.
I pranishëm në takim ishte edhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui.

“Kryetari i Shtetit vuri në dukje se, klasa politike shqiptare, edhe pse është ende e përfshirë në vorbullën e debatit dhe retorikës politike për çështje të ditës, i ka lexuar tashmë qartë mesazhet e Brukselit lidhur me përparimin integrues evropian të Shqipërisë dhe reformat e domosdoshme në këtë drejtim. Presidenti i Republikës shprehu besimin se, pavarësisht vështirësive për gjetjen e rrugëve të një bashkëpunimi konkret dhe të menjëhershëm, përmes edhe vendosjes së urave të përbashkëta të komunikimit dhe dialogut institucional, klasa politike shqiptare do të dijë të reflektojë dhe të vendosë si përparësi të agjendës së saj politike interesat madhore të qytetarëve shqiptarë.

 Presidenti Topi nënvizoi se “ky ka qenë dhe thelbi i mesazheve dhe apeleve të tij të vazhdueshme publike, duke ritheksuar se e ardhmja evropiane e shqiptarëve dhe përmbushja e aspiratës së këtij populli për të qenë pjesë e familjes evropiane nuk duhet të vihet më në pikëpyetje nga mosmarrëveshjet e brendshme politike”. Gjithashtu Presidenti Topi vlerësoi se ne do të dimë në të ardhmen të dëshmojmë maturinë, përkushtimin dhe vullnetin e duhur politik për t’u reformuar e për të plotësuar të gjitha kriteret e integrimit në Bashkimin Evropian, çfarë përbën edhe përparësinë kryesore të politikës sonë të jashtme”.

REFORMAT

Shumica dhe opozita kanë rënë dakort në parim për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, i pari që lidhet me reformën zgjedhore dhe i dyti që ka të bëjë me një kërkesë të opozitës për ndryshime në rregulloren e parlamentit, ndonese kjo nuk është bërë ende publike, persa kohe mbetet ende pezull çështja që ka të bëjë me ligjet të cilat kërkojnë një votim me tre të pestat në parlament, pra dhe mbështetjen e opozitës.

Kryetari socialist Edi Rama deklaroi të hënën se grupi i tij parlamentar do të paraqesë një axhendë të detajuar për miratimin e këtyre ligjeve. Nga ana e saj, shumica ka ushtruar trysni të vazhdueshme publike duke i kujtuar opozitës se ajo bllokoi procesin e integrimit për shkak të refuzimit për të votuar këto ligje e duke shtuar se sipas saj, opozita nuk ka dhënë asnjë argument ligjor se përse i kundërshton.

"Mosmarrëveshja për të gjetur një zgjidhje për afatet brenda së cilave duhet të miratohen në parlament, reflekton edhe mosbesimin e thellë që ekziston mes palëve. E ndoshta ndërhyrja e Drejtorit të Përgjithshëm Stefano Sannino mund të shërbejë për të vënë ekuilibrin e nevojshëm." - citon zeri i amerikes.

Vizita e tij në Tiranë e 20 ditëve më parë përshpejtoi procesin e diskutimeve mes shumicës dhe opozitës duke bërë që të kapërcehej ngërçi lidhur me reformën zgjedhore dhe atë për rregulloren e parlamentit.
(s.g/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit