Topi: Shëmbëlltyra të diktaturës
na përfaqësojnë në Kuvend

Topi: Shëmbëlltyra të diktaturës<br />na përfaqësojnë në Kuvend
TIRANE - Shëmbëlltyra të diktaturës së para viteve ’90 i ka quajtur kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi disa nga deputetët që janë aktualisht në parlament. Në një dalje publike për mediet Topi tha se aktualisht në kuvend ata që kërkojnë ligjin për dekriminalizimin janë pikërisht ata që janë të veshur me petk demokrat por që ende frymëzohen nga elementë të diktaturës.
 
“Politika shqiptare ende frymëzohet nga elementë të diktaturës, i kemi në parlament, i kemi të veshur me petk demokrat njerëz që nuk lejojnë të zhvillohet jeta demokratike që kanë imponuar kufizimin e vlerave të demokracisë,”- tha Topi.
 
Në kuadër të 24-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit, Topi tha se ende sot politika shqiptare nuk ka ecur përpara pasi në kuvend vazhdon të ketë ende një njeri i cili çohet e flet 20 herë në seancë parlamentare duke mos i lënë radhë asnjë tjetri që të flasë.
 
Parlamenti është në kushtet e një ngërçi se është një njeri aty që nuk lë të tjerët të flasin dhe e ka bërë çorap.
 
Nuk e di si ndjehen ata të tjerët në grupin e tij, njerëz inferiorë që kanë frikë nuk e di çfarë frike kanë
,”- tha Topi duke iu referuar ish liderit të PD Sali Berisha.
 
Duke iu drejtuar të rinjve Topi u bëri thirrje atyre që të mos presin të marrin dhurata nga liderët e partive politike por të bëhen ata vetë faktorë në politikës duke marrë në dorë situatën. Sipas Topit niveli i dijeve të të rinjve është shumë herë më i lartë sesa niveli i atyre që janë aktualisht në Kuvend.
 
Niveli i dijeve tuaja më i lartë se i atyre që janë në institucione dhe në krye të partive politike, mos prisni dhuratë nga ata që 25 vjet kanë shërbyer si sekretarë të regjimit komunist,”- tha Topi duke iu drejtuar të rinjve.
 
Përsa i përket reformës në drejtësi Topi tha se është e pamundur që të bëhet reforma për aq kohë sa ata që e kërkojnë atë me ngulm duhet të ishin sot kontigjentë të drejtësisë dhe jo ta mbanin atë peng.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve