Topi: Shqipëria mund t’ia dalë
me statusin, i ka mundësitë

TIRANE - Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të përmbushë në kohë kriteret për arritjen e marrjes së statusit kandidat. Kështu ka deklaruar sot kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi në një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Dimitar Arnaudov, me kërkesën e Topit.

Ish-presidenti u shpreh se shpreson se dy partitë e mëdha do t’i kalojnë mospërputhjet e momentit për të gjetur një emërues të përbashkët në dobi të interesave të qytetarëve dhe të vendit.

“Kryetari i FRD-së theksoi se vota parlamentare dhe angazhimet e saj publike janë e mbeten në mbështetje të çdo projekti interesues, si një interes madhor për vendin dhe si një garanci reale që politikat lokale të ndahen nga modelet negative të tranzicionit dhe të maten me standardet maksimale të Bashkimit Evropian.”, thuhet në njoftimin për shtyp të FRD-së.

Në takimin me ambasadorin Arnaudov, sipas njoftimit për shtyp të FRD-së, thuhet se “bashkëbiseduesit çmuan nivelin e marrëdhënieve politike dhe theksuan nevojën e rritjes së nivelit të këtij bashkëpunimi, sidomos në fushën ekonomike. Më tej u fol për zhvillimet politike në vend dhe rolin e FRD-së në këto zhvillime.”

Topi vlerësoi mbështetjen që Bullgaria vijon t’i japë Shqipërisë në kuadër dypalësh dhe të Bashkimit Evropian.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet