TIRANË – Bamir Topi u prezanton të përndjekurve politikë, programin e “Frymës së Lirë Demokratike” me premtimin se çështja e tyre, qëndron në bazë të këtij program dhe përmbushja e tij synohet brenda tre vjetëve.
“Gjatë këtyre 22 viteve, problemet e të përndjekurve duhej të ishin zgjedhur, aq më tepër që forca e parë politike që u krijua në 1991 u ngrit mbi idenë e rikthimit të dinjitetit të atyre njerëzve që kaluan kalvar vuajtjesh për veten dhe familjet, rrethet shoqërore”, - tha Topi. -“ Ka qënë ky kontigjent që i dha mbështetje, i dha frymë pikërisht asaj lëvizjeje që kërkoi rrëzimin e diktaturës.
“Ne sot vijmë tek ju me një program, që vjen shumë thjesht dhe është e habitshme si nuk është realizuar deri më sot”, - nënvizoi ai. – “Nuk ka asgjë në të, të parealizueshëm. FRD-ja e ka në themel të saj të trajtojë problemet me realizëm, prek problemet më substanciale që ka shoqërie dhe në fund, do gjykohet për atë ç’ka ka premtuar. Dikush do thotë se ju jeni forcë e re dhe nuk jeni provuar. Por ama, ne si individë që jemi këtu , kemi provuar se kemi bërë dicka në pozicionet që kemi pasur. Z.Biberaj për shembull ka bërë përpjekjet maksimale në Asamblenë e OKB-së për ta bërë çështje të ditës, problemin e të përndjekurve. Vetëm pak muaj më parë, të përndjekurit kaluan situate shumë të vështira deri në humbjen e jetës, siç i ndodhi Lirak Bejkos e të tëra këto u shkaktuan nga qeveria. Pyesim: Në ç’vit jemi: në 2013-ën apo në 1973-in?! Ajo që kam parë tek ju nuk ka qënë demostrimi i mllefit, që do t’ju quante jashtë standarteve të qytetarisë. Ne pamë që mbi ju veç dhunës fizike është ushtruar dhunë e fuqishme politike nga ata që ndihen të sigurtë se janë në pushtet, por një fjalë e vjetër thotë se aty ku mungon mirënjohja….Të mos harrojmë se ata ju përdorën si kalin e betejës për të ecur vetë përpara. Ndaj", - përfundoi Topi, -“ikë të rëndësishme të programit tonë ne konsiderojmë ushtrimin e presionit të duhur mbi forcat në pushtet për të përmbushur të gjitha kërkesat tuaja brenda tre vjetësh.
Nismat kryesore që FRD ka përfshirë në programin e saj për këtë shtresë të shoqërisë shqiptare janë:
Shlyerjen e dëmshpërblimit financiar për të burgosurit dhe të përndjekurit politikë brenda 3 viteve; Nismën ligjore për hapjen e dosjeve e kohës së diktaturës, për miratimin e një ligji të ri mbi lustracionin, dhe hapjen e dosjeve për të vrarët pa gjyq; Nismën ligjore për të shpallur muze të viktimave të terrorit komunist disa burgje përfshirë dhe atë të Spaçit; Nismën ligjore për të shfuqizuar të gjitha nderimet zyrtare dhe titujt për diktatorin Hoxha dhe kupolën e lartë drejtuese të PPSH-së.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com