TIRANE- Ish presidenti dhe kreu i FRD, Bamir Topi ka qenë i ftuar në studion e “A1 Report” me gazetarin Ilir Babaramo për të folur mbi situatën politike në vend.
Në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" Topi ka sqaruar arsyet se pse ka bashkuar votat me Partinë Socialiste, ndërsa bën me dije se deri tani nuk ka asnjë koalicion politik me të majtën. Duke folur mbi kreun e Partisë Demokratike, Topi nënvizoi se Berisha ka qenë një maniak i përdorimit të shërbimeve sekrete në Shqipëri.
Topi është ndalur tek qendrimi i FRD ndaj aksioneve të ndërmarra nga qeveria e re lidhur me bllokimin e lojërave të fatit që ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të paligjshme, dhe për prishjen e ndërimeve pa leje.
Kreu i FRD ka folur edhe me qëndrimin e forcës politike që ai drejton ndaj PD, si dhe mbështetjen e tij për sportin.
Në Korçë u zhvilluan zgjedhjet dhe FRD bashkoi votat me PS. Përse?
Besoj se jeni në dijeni për situatën dhe rrjedhën e ngjarjeve. FRd respektoi dekretin e presidetit në një proces që u hap në Korçë pas largimit të zotit Peleshi drejt qeverisë. Përkrahësit e FRD në Korçë, dëshironin që kryesia në Korçë të realizohej nga një emër i përshtatshëm. Edhe pse kandidatës së FDR ju dha një kohë e shkurtër për të paraqitur linjat e veprimit, dhe marrjen e firmave, zonja Zeneli brenda 24 orësh mblodhi diku rreth 800 firma. Dhe sipas ligjit duhet që çdo firmë të shoqësohet me numrin e kartës së identitetit të personit, por në mungesë të kohës u paraqit një numër më i vogël, dhe u kërkua më shumë kohë nga komisioni. KZAZ e Korçës, përdori një mënyrë tjetër të verifikimit të këtyre firmave, duke pranuar kështu kandidaturën e zonjës Zeneli. Në këtë kohë PD kërkoi kontestimin e kandidaturës së Zenelit. Ne iu drejtuam kolegjit Zgjedhor në këto kushte. Për këtë zonja Zeneli mbeti jashtë garës. Përfaqësuesit e FRD kërkuan të dinin ku do të adresohej vota e tyre. Njerëzit duan të marrin pjesë në zgjedhjen e kryebashkiakut. Bashkpunimi me PS u imponua në një farë mënyrë nga baza. Morëm miratim politik, dhe morëm mbështetje publike. Besoj se ka qenë një veprim qytetar. Ka pasur akuza nga PD, që praktikisht duhet të kishin mbyllur gojën.
Patericë e PS e quajtën këtë lëvizje. Si mendoni?
Rezultati i ditës së djeshme konfirmoi situatën mjerane të kësaj partie, të lidershipit të kësaj partie. Mendoj se këtu është një diferencë e madhe. Dikush të kundërshton radhën, dhe vendoset kundër pluralizmit politik.
A ka qenë një vendim emocional, pasi ju jeni një i djathtë. Pse për t’u përfaqësuar zgjodhët PS?
Arsyet pse zgjedhjet ndahen në politike, dhe çdo 4 vjet alternohen me zgjedhjet lokale janë të qarta. Megjithëse në qershor diktoheshim nga ligji dhe oferta për të cilat çdo njeri do të joshej për të qenë pjesë e Parlamentit, FRD konkurroi e vetme, mori një numër të konsiderueshëm votash, do thoja ato që na lanë. FRD nuk shkonte me krahun e djathtë, pasi e përfaqësuar nga PD është një e djathtë inekzistente, pasi unë Berishën e kam identifikuar si “kali i Trojës” tek e djathta, dhe ka shumë gjëra në 20 vjet, që vërtetojnë atë që them unë. Por edhe më PS nuk mund të bënim koalicion.
Çfarë detajesh kishte oferta e PD?
Së pari nuk ishte një ofertë zyrtare. U hodh një ofertë nëpërmjet medias, më shumë për të marrë një përgjigje të tërthortë, sesa të hynte në bisedime. Pasi një sulm frontal ndaj kontigjenteve që kanë mbajtur në këmbë të djathtën, të përndjekurit, pronarët, bizneset, mungesa e lojaliteti me kolegët padyshim që ndikoi. Duke iu referuar 5 viteve si president nuk besoj se mund të ketë rast tjetër, kur partija ku t’i ke bërë pjesë e kthen betejën në personale, dhe bëhet lajtmotiv për sulm kundër presidentit. Për të cilën jo vetëm ka marrë nota negative vlerësimi nga ndërkombëtarët, por edhe u ndëshkua me votë. Këtë e treguan edhe zgjedhjet e djeshme në Korçë. Këtë rezultat katastrofik PD nuk e ka marrë as në 1997. Nuk e kanë marrë këtë ndëshkimin demokratët e thjeshtë, por sot ndjehen të zhgënjyer nga ai që luajti fort vetëm në emër të tij dhe të familjes së tij.
Bashkëpunimi me PS është i izoluar, apo do ketë raste të tjera?
Sot mund të them se çfarë ka ndodhur, dhe këtë e kemi bërë publike. Sot që unë po flas në nuk kemi asnjë koalicion politik me të majtën. Ne jemi në pozicionin që kemi qenë, kemi një program të shkruar, dhe jemi partia e vetme që kemi qenë të qartë me çështjet që kanë të bëjnë më kushtetutën, ligjet, rendin, zgjedhjen e presidentit direkt nga populli. Në mënyrë absolute kjo nuk do të thotë se FRD ka ndryshuar nga pozicioni i saj. Politika është dinamike, ka strategji, taktika, por FRD e ka shumë të qartë qendrimin e saj, dhe nuk ka lëvizur aspak nga karakteri politik.
Në syrin e një demokrati e mendoni se veproni si Pollo kur bëri një qëndrim ndryshe nga ai i opozitës?
Ajo referencë që ju thatë tani është jashtë çdo lloj vëmendje nga ana jonë. Madje cilësohet si një nga referencat më negative të tranzicionit tonë. Ju siguroj se nuk ka mllef, por është produkt i një analize qytetare. Kam bindjen se njerëzit e thjeshtë çdo ditë po marrin vesh sesi pushteti i Berishës ka punuar në mënyrë abuzive duke rritur infortmalitetin në të gjitha drejtimet. Edhe në pozicionin e një partie që nuk është në pushtet e kam kërkuar nga qeveria që të japë përgjegjësi për atë që bën. Në rast se kjo qeveri konstaton shkelje të natyrave nga më të ndryshme, duhet t’i bëjë kompatibël veprën që ka ndodhur me përgjegjësin e saj. Dhe është detyrë e saj ta çojë para institucioneve të drejtësisë. A ka krim më të shëmtuar se krimi i 21 janarit. Nuk ka ndodhur që një Komision Hetimor Parlamentar ta mbyllë punën e tij pa një raport. Nëse drejtësia do bëjë punën e vet, a do kërkojë qeveria në parlament që të dijë se çfarë ndodhi me këtë Komision Hetimor. I sugjeroj mazhorancës së re të rimarrë në Komision Hetimor Parlamentar çështjen e 21 janarit. I takon Parlamentit të gjykojë për atë Komision, pse u shty afati dy herë dhe pse nuk përfundoi me një raport.
Kjo qeveri a po tregon vullnet për të çmonuar monopolet?
Ende është herët. Po shohim vullnet të shprehur në xheste të caktuara. Mendoj se një sugjerim për ecurinë demoktarike në Shqipëri që çdo gjë të bëhet e mbërthyer mirë me Kushtetuën dhe Ligjin. Mendoj se procesi duhet të jetë dinamik, nuk k akohë për të humbur, duhet të jetë i matur, objektiv dhe pa gabime.
A mendoni se këto operacione të bëra deri më tani, për lojërat e fatit apo ndërtimet pa leje a janë objektive?
Duhet një trajtim parimor i çështjes, por edhe për atë çka kemi parë, për humbje të jashtëzakonshme monetare nga buxheti i shtetit dhe pasurimin e personave të veçantë, pasi nuk kontrolloheshin, unë do isha në sinkron të plotë me qeverinë aktuale. Në një kohë kur buxheti i shtetit varfërohet, dhe shumë krime në familje kanë ndodhur si pasojë e humbjes në këto lojëra, ti tregohesh mizor duke stimuluar këto lojëra nuk është i drejtë. Në çdo rrugë që të shkosh shikon disa pika të lojërave të fatit, ndërsa informacion zyrtar si president nuk kam pasur. Në rast ka diçka për të cilën jam dakord është ndërhyrja për mbylljen e lojërave të fatit të jashtëligjdhme. Nëse do ketë pika të ligjshme, duhet diskutuar. Njëher na solli firmat piramidale, dhe pastaj në një rast të dytë na lulëzoi krimin e biznesit.
Ndërsa do thoja se histoira e ndërtimeve pa leje është shumë e komplikuar. Çdo adsministratë që vjen nuk duhet të nxitohet. Këto janë këshilla nga një njeri me eksperiencë. Në rast se ka devijime nga ligji, padyshim që do shkojnë në këtë linjë, por nëse merren vendime emocionale nuk është veprim i duhur. Në rast se do të marrim një objekt të caktuar dhe ky objekt ka shkelje nga akti i pronësisë, në rast se ka një ligj që distanca e objektit nga deti është x metra, nuk ka gjë që ty të favorizon. Duhet të merren me radhë, kush e dha lejen, si e dha, pse u mbyllën sytë më parë, etj. Në këtë rast unë do isha i pamëshirshëm, dhe ligji duhet të veprojë. Ndërsa në rast se do ketë një projekt të caktuar ka një rregull tjetër. Bashkësia e qytetit shpall projektin. Dhe nëse ka ndërhyrje të prishen ato që janë të parregullta. Në rast se ti objektin e ke ndërtuar jashtë asaj për të cilën ty të është dhënë leja, dhe duke mos respektuar ligjin atëherë do ketë ndërhyrje të shtetit.
E drejton Basha realisht PD apo ende s’ka arritur të drejtojë dhe është në një proces gradual sa të marrë partinë?
Kush e njeh historinë e asaj partie di lidhjet, raportet mes liderëve dhe anëtarëve të kryesisë. Është një njeri që ka ikur, ka bërë xhest fals. Po e dëmton dhe ka për ta dëmtuar në mënyrë ekstreme ecurinë e PD dhe Bashës. Nuk është në gjendje zoti Basha të kontrollojë atë situatë jashtëzakonsiht të acaruar, të polarizuar, grupe që kanë qenë gjithmonë prezente, por tani janë duke vluar. Është shenjë e një krize të thellë që ka kapur atë formacion. Marrja e përgjegjësisë dhe protagonizmi në kundërshtim me tendencat. Kemi lidershipe që japin dorëheqjen dhe nuk duken më. Kjo tregon një formim të keq në personalitetin e këtij njeriu, që dhe në ikje e sipër e shfaq këtë fizionomi që nuk është e pranueshme për vitin 2013, kur Shqipëria shpreson të jetë pjesë e Europës.
Është politikë arkaike. Kalon koha dhe merremi shumë me këtë personazh. Ai duhet të arshivohet dhe kjo është e mira e tij, në të kundërt do t’i bëjë një dëm që nuk ndalet. Ky formacion politik po shkon drejt atrofizimit. Me shkatërrimin e idealeve të demokratëve e ka ai që e mori në dorë nga i ndjeri Azem Hajdari ndoshta në mënyrë krejt të pamerituar. S’jam profesor i Bashës. Ne na intereson që profili dhe fizonomia të rritet e FRD në mënyrën e të bërit politikë. Keqardhja e madhe është se njeriu nuk duhet të ketë sodisfaksion nga disfatat e një formacioni që pretendon se është i djathtë. Përgjegjësia s’është personale. Basha është fatkeq në këtë lloj situate. E merr atë pozicion ndoshta jo me dëshirë, e ka marrë i imponuar. Në këto kushte nuk besoj se ka qenë diçka për t’u lumturuar.
Nuk je në gjendje të shfaqësh personalitetin tënd. Personazhi që iku ishte manjak i përdorimi të shërbimeve sekrete në Shqipëri. E dini si u përdor SHIU, për krimin financiar, SHKB. Tentuan të më asgjësonin. Këtë s’e them. Rast më flagrant se të tentosh të terrorizosh familjarët e ish-kreut të shtetit në kulmin e fushatës elektorale. Aplikoi largimin nga puna të atyre që u bënë pjesë e FRD. Në rast se ka një grup që duhet të mbyllë gojën janë këta. Me të njëjtën frymë ka vepruar. Kur ke kohë që interesohesh dhe për pastruesen e institucionit, imagjnio me pjesën intelektuale. Gjërat që i ke bërë kaq shpejt dhe kaq afër, del për të bërë rolin e moralistit. Jo njeriu që konsiderohesh emblematik në këtë punë. E trajtuar në parim; njeriu ka dëshirë të punojë me njerëz që i njeh, por duhet të jesh i sigurt që ata e meritojnë.
Sa i takon kontratës me “Crown Agents” si e gjykoni?
Jam i parimit se Shqipëria i ka njerëzit e aftë për të zhivlluar jo vetëm me kompetencë, por edhe me përgjegësi këto detyra, por nisur nga eksperienca botërore, ka vende që ia adresojnë një kompanie të specializuar. Dhe kjo kompani me sa kam lexuar është e specializuar, edhe nga sa lexova nga qeveria britanike.
Mediat amerikane thonë se armët e Sirisë mund të demontohen në Shqipëri. Ju si e gjykoni?
Shqipqria është një nga 28 vendet e NATO-s, dhe ka politika shumë delikate që ruajnë ekuilibrat e politikës botërore, që i mbajnë vendet të angazhuara për të marrë një përgjegjësi.
Duke u ndalur tek ekipi i Tiranës...
Ky qytet ku unë kam lindur, humbi në vite çdo identitet. Me trishtim them se humbu dhe Dajtin. Urbanistika në Tiranë ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që nga çdo rrugë të shihje Dajtin. Sot nuk e sheh. I ka humbur identiteti urbanistik. I vetmi identitet që mbeti ishte ekipi i Tiranës, edhe atë po e heqin. Dhembshuria për këtë ekip është shumë e madhe. Uroj që të dalë nga kjo situatë, sikurse uroj që futbolli shqiptar të mos jetë pjesë e interesave të ngushta të biznesit, por të jetë në interes të sportit ku luan rol dhe biznesi.
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha manjak i sherbimeve sekrete">