Topi: Vdekja e Agron
Alisë humbje për artin

Topi: Vdekja e Agron <br />Alisë humbje për artin
TIRANE- Presidenti Topi ka vlerësuar lart figurën e koreografit të njohur Agron Aliaj i cili u nda nga jeta sot në moshën 79 vjecare.

Topi vlerëson profilin e lartë të "profesorit të pasionuar të baletit" sic shprehet ai, por dhe atë të një babai dhe bashkëshorti shembullor.
Në vijim mesazhi i plotë i kreut të shtetit:

"Në këto momente tepër të vështira për ju, më lejoni të jem pranë jush për të ndarë këtë dhimbje të thellë dhe t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Me këtë rast dëshiroj të shpreh njëkohësisht konsideratën më të lartë personale dhe institucionale për profilin e lartë profesional, por dhe njerëzor, të profesorit të pasionuar të baletit dhe babait e bashkëshortit shembullor!

Në kujtesën e të gjithë artdashësve shqiptarë, të atyre që për dekada të tëra ndoqën, vlerësuan dhe duartrokitën veprat koreografike, që me përkushtim të madh u vunë në skenat shqiptare e të huaja nga baletmaestri Aliaj, do të mbeten përherë të skalitura në mendjet e shqiptarëve dhe do të jenë shembull i papërsëritshëm i çuarjes përpara të profesionit të vështirë e të bukur të baletit nga brezat e ardhshëm." shprehet mes të tjerash Presidenti i vendit Bamir Topi.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza