Topi vizitë në shtëpinë e Lirakut:
Të mos spekulohet politikisht

Topi vizitë në shtëpinë e Lirakut:<br />Të mos spekulohet politikisht
TIRANE - Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ishte mbasditen e sotme për homazhe në shtëpinë e ish-të përndjekurit Lirak Bejko. Topi theksoi se kjo ishte një vizitë njerëzore, ashtu siç është tradita e shqiptarëve dhe kërkoi që të mos spekulohet politikisht nga askush.

“I shprehëm ngushëllimet tona familjes. Janë absolutisht njerëzore dhe çdo njeri sot e analizon vetë situatën dhe kushtet në të cila ka ndodhur. Nuk erdhëm për të bërë këto biseda por bëmë thjesht një bisedë njerëzore, ashtu siç është tradita e shqiptarit, që viziton shtëpinë e të ndjerit. Shprehëm solidaritet, duke siguruar që do jenë vazhdimisht nën kujdes, sepse familje të tilla, të raskapitura në vite, nuk duhet të pësojnë më drama si kjo, të parikuperueshme. Iku njeriu i dashur, por vijojnë pasojat psikologjike e ekonomike. Prandaj këta njerëz nuk duhet të lihen ta përballojnë dramën e tyre më vete, sepse ata kanë nevojë qoftë edhe për një fjalë të mirë. Është gjithashtu e domosdoshme që në të tilla raste, të mos spekulohet nga askush politikisht. Njerëzit i dinë mirë gjerat, si ka qenë historia e ish-të përndjekurve” u shpreh Topi pasi doli nga shtëpia e Lirak Bejkos.

Në fund të intervistës ai u shpreh se do të jetë patjetër nesër në homazhet për vdekjen e Bejkos.

Ish i përndjekuri politik Lirak Bejko vdiq më 2 nëntor në spitalin e Barit në Itali, ku mori një kurim më të specializuar, pas plagëve të rënda të marra në tentativën për t’u vetëdjegur gjatë grevës së urisë që zgjati 31 ditë.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm