TIRANË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, vizitoi sot paradite pranë Shërbimit Universitar të Neurologjisë “Profesor Kurti”, ish-futbollistin dhe trajnerin e shquar Medin Zhega, i cili gjendet i shtruar prej kohësh në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e goditjes nga një ishemi celebrale.
Kreu i Shtetit shqiptar u shoqërua nga Drejtori i Shërbimit të Reanimacionit, Prof. Mentor Petrela, mjekë e drejtues të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës, të cilët po e ndjekin intensivisht situatën. Pasi u interesua personalisht dhe nga afër për gjendjen dhe shëndetin e ish-futbollistit dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, Presidenti Topi shprehu urimet e përzemërta për shërim, duke siguruar mbështetje të pakursyer personale dhe institucionale të Presidentit të Republikës.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com