Fabian Topollaj, përfaqësues i listës së Partisë Demokratike për Këshillin Bashkiak ka thënë se Erion Veliaj nuk mbajti premtimin e bërë dy vite më parë, se do të vlerësonte ligjërisht banesat sociale dhe do ti shpërndante ato me transparencë tek të gjithë të pastrehët dhe personat në nevojë.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, ai e akuzoi edhe një herë kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Tiranës se në vitet kur ai drejtoi Ministrinë e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale nuk mbajti asnjë premtim, por vetëm mashtroi. Këtë gjë sipas tij Veliaj po bën edhe në fushatën për Tiraën, duke e quajtur Veliaj “papagall” të Ramës që vetëm flet e nuk bën asnjë punë
 
Më poshtë deklarata e plotë e Fabian Topollaj për mediat
Sot është koha për t’u përballur me faktet.
Njerëzit janë të lodhur nga përsëritja e PREMTIMEVE të pambajtura të Erion Veliajt të dy viteve më parë, dhe që përsëriten tani me ambalazh të ri për Tiranën. Në 2013-ën Erioni PREMTOI: “Pas një vlerësimi të kujdesshëm ligjor, do të shpërndahen me transparence apartamentet e ndërtuara si banesa sociale.” Ky premtim doli veç fjale boshe dhe MASHTRIM.
Pse nuk janë shpërndarë banesat sociale për hallexhinjtë e pastrehë? Erion Veliaj ishte Ministri përgjegjës për t’u siguruar që të mbahej ky premtim, si edhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim çdo ditë qysh prej 3 javësh dhe ia publikojmë në ëebsite. Erioni premtoi, por i pati vetëm fjalë dhe i mashtroi të pastrehët.
Sot të pastrehët si 71 vjeçarja Sadete Osmani, ndihen të mashtruar nga papagalli i Edi Ramës që vetëm flet, por nuk realizon asnjë punë. Ata po presin prej shumë muajsh përfundimin e një procesi që merr veç 1 orë punë!!! Papagalli i Ramës ka veç fjalë dhe nuk punon asnjë orë të vetme për të zgjidhur hallin e të pastrehëve. Të pastrehët e dine që shefi i Erionit urdhëroi bllokimin e procesit të shpërndarjes së banesave sociale, duke bërë që premtimi i papagallit të Ramës të mbetej veç fjalë dhe mashtrim.
Erioni prapë premton sot veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i mashtrojë sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin. Ka 3 javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër premtim të thyer dhe nga një tjetër mashtrim. Votuesit nuk janë lodra që të mashtrohen përsëri
", -tha Topollaj.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)