'Toreadori' Berisha i karikon 'demat' e majtë

'Toreadori' Berisha i karikon 'demat' e majtë

Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Në një sondazh që ka publikuar nga gazeta "Tema" gjëja e parë që të bie në sy është se kuotat e Berishës janë më të larta se sa të Bashës brenda sinorit të djathtë. Rreth 310 mijë simpatizantë ka aktualisht Berisha, përkundër 230 mijë të Bashës.

Por në një cep anësor të tabelës poshtë grafikut kryesor, është një shifër shumë domethënëse: 84% e votuesve të majtë janë shprehur se do të rriten gjasat e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet e rradhës, në qoftë se Berisha triumfon eventualisht në sfidën e tij për rimarrjen e PD-së nën kontrollin e vet. Duket se Berisha shërben si një “toreador”, që me daljen e tij në qendër të skenës politike, i karikon “demat” e majtë.

Ky nuk është një ogur i mirë për PD-në, kur dihet se në çerek shekullin e fundit, rekordi i votave të djathta ka qenë 740 mijë (më 2009) dhe rekordi i votave të majta ka qenë 1 milion (më 2013) …

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim