Kreu i PS, Edi Rama është nisur për një udhëtim në shtetin fqinj,në Itali dhe pikërisht në qytetin e Torinos. Në një moment kritik për Partinë Socialiste, pasi duhet të dalë me një vendim apo qëndrim të grupit lidhur me vendimin e gjykatës për 21 Janarin, kreu i PS ndërmerr një udhëtim jashtë vendit, kjo në kuadër të përgatitjes për fitoren e zgjedhjeve në 23 qershor. Mësohet se përveç pjesëmarrjes së Ramës në disa aktivitete politike, ai do të takohet dhe me emigrantët shqiptarë që jetojnë në këtë qytet, por jo vetëm. Mobilizimi i tyre për tu përgatitur për 23 qershorin do zërë vëmendjen e takimit të kryesocialistit me emigrantët, ku ai pritet tu sigurojë atyre transportin e nevojshëm për të ardhur e për të votuar për 23 qershorin. Do të sigurohet transporti me traget, autobus ose automjete personale, të cilëve do tu paguhen të gjitha shpenzimet e udhëtimeve. Ndërkohë që dhe emigrantëve që jetojnë në Greqi iu është njoftuar se në kuadër të votimeve të 23 qershorit, PS u garanton transportin falas nëpërmjet linjave urbanistike të transportit. Duket se emigrantët do të luajnë një rol të rëndësishëm në rezultatin përcaktues të fituesit të zgjedhjeve parlamentare.