OKLAHOMA - Tornadot kanë goditur sërish shtetin amerikan të Oklahomës, duke vrarë të paktën pesë persona  raportojnë zyrtarët lokalë. Në mesin e viktimave janë edhe një nënë me fëmijën e saj ku trupat e tyre u gjetën nga forcat e emergjencës në një makinë.

Spitali “Integris Canadian Valley” në Yukon regjistron dhe 70 pacientë ku 3 prej të cilëve përfshirë një fëmijë në gjendje kritike, tha një zyrtar i spitalit. 
Në Midëest më shumë se 190 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje të mëdha.

Stuhia e fundit goditi gjatë natës të së premtes duke marrë përpara qindra makina në lëvizje duke shkaktuar edhe kaos të trafikut. Autoritete kanë urdhëruar njerëzit të braktisin automjetet e tyre dhe të gjejnë vende strehimi të ulta. 

Në mesin e zonave të goditura është edhe ajo e Moore, tashmë e shkatërruar nga një tornado vrasëse 20 majin e kaluar ku mbetën të vrarë 24 persona. 
Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar emergjenca për tornado dhe paralajmërimet për përmbytje mbeten ende në fuqi, për pjesën më të madhe të Oklahoma City.

(lç/sg/shqiptarja.com)