Berisha ‘kalon’ nëpër Tunelin e Llogarasë: Për mua, kjo është mrekulli e Lirisë

Një ditë më parë (5 korrik) u hap për qarkullimin e mjeteve tuneli i Llogarasë. Distanca nga Dukati në Palasë do të përshkohet në vetëm 7 minuta, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke i dhënë një hov turizmit në vend.

Por Sali Berisha e ka cilësuar si çmenduri investimin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, duke thënë se u bë për hotelet e 10-15 zengjinëve që peshojnë Ramën me euro.

Kritikave të kreut të PD-së i janë përgjigjur qytetarët në rrjet, të cilët i kanë bërë një ‘video-meme’ për Berishën. Berisha i cili është në arrest shtëpie, ‘kalon’ me makinë nëpër Tunelin e Llogarasë, ndërsa në sfond është kënga e fushtaës elektorale të PD-së në vitin 2009, ‘Shqipëria po ndryshon’.

‘For me this is a miracle of Freedom… Shqipëria po ndryshon, është një rrugë që na bashkon, është një ëndërr që na fton, është e ardhmja që premton, është një komb që sot bashkon.’- dëgjohet në sfond.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHEFQET HAXHI REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 08/07/2024 16:36

    Imagjinoheni kush e ka udhēhequr Shqiprin Sali Bajga njē psikopat IDJOT. Çfar tmerri njē buracak si ky svlen as pēr roje vreshte jo mē burr shteti.

    Përgjigju
  • Buda: 07/07/2024 10:34

    Tuneli i Llogarase eshte nje veper patriotike shqiptare pasi rrenon shpresat e shovinisteve greke per te marre Himaren.

    Përgjigju
  • Hë se: 07/07/2024 08:45

    Tuneli nuk është i Shqipërisë, as Shqipëria nuk është e shqiptarëve. Jeni bo si Papa që predikon çfarë nuk beson as vetë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur