SHBA- Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga tornadot që goditën jugun dhe qendrën e Shteteve të Bashkuara dhe rrafshuan lagje të tëra me shtëpi. Sipas zyrtarëve 13 nga viktimat ishin nga periferitë e Arkansasit, kurse viktima tjetër ishte nga qyteti i Kuapau në Oklahoma, ku shumë ndërtesa u shkatërruan plotësisht. Tornado goditën gjithashtu edhe Nebraskan, Kansasin Iowan dhe Misurin.
Shumica e fatkeqësive ndodhën në Litlle Rock të Arkansasit. Departamenti i menaxhimit të emergjencave të Arkansasit tha se 7 persona humbën jetën në kontenë e Faulknerit, 5 në atë të Pulaskit dhe një në kontenë White.
Presidenti Barak Obama, që ndodhet për një udhëtim në Filipine shprehu ngushëllimet e tij më të thella për të prekurit e tornadove dhe siguroi se punonjësit e emergjencës do të kujdeseshin për çdo nevojë.
Tornado më pas u drejtua drejt shtetit të Kansasit dhe goditi Baxter Springs, duke shkaktuar disa lëndime në njerëz dhe dëme të tjera materiale.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com