Torres nuk do të ndalet më: Ndoshta tani vjen momenti im te Chelsea

Torres nuk do të ndalet më: Ndoshta tani vjen momenti im te Chelsea
Skuadra e Çelsit ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë, pasi ka mposhtur skuadrën e kategorisë së dytë, Leçester, me rezultat 5:2.. rotagonist kryesor në këtë fitore të Çelsit ishte spanjolli, Fernando Torres, i cili shënoi dy gola dhe në këtë mënyrë i dha fund shterpësisë prej 24 ndeshjesh pa gol.

“E di se detyrë e sulmuesit është të shënoj gola, kurse unë nuk e kisha bërë një gjë të tillë prej një kohe të gjatë. Por, për mendimin tim asnjëherë nuk kam luajtur dobët. Punoj intensivisht në stërvitje dhe gjithçka ishte në rregull përveç mungesës së golit. Por, e përsëris se njerëzit më vlerësojnë vetëm në bazë të efikasitetit”, ka theksuar Torres.

“Kushedi, ndoshta tani vjen koha ime te Çelsi. Këta dy gola më janë nevojitur shumë. Por, më duhet të them se që nga ndërrimi i trajnerit në skuadër mbizotëron një atmosferë krejt tjetër në klub. Gjithçka duket më e hareshme, kurse fati deshi që edhe unë t’i jap fund krizës së golave. Shpresoj se tani seria pozitive do të zgjasë”.
Torres ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e marrë. “I falënderoj të gjithë në klub, pasi vazhdimisht më kanë dhënë përkrahje të madhe, duke filluar nga trajneri e bashkëlojtarët deri te tifozët dhe të gjithë njerëzit e tjerë që janë pjesë e klubit”, ka shtuar sulmuesi spanjoll.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK