"Më shtrinë në dysheme e më pas torturë! Njërin e kafshova! 81 vjeçarja tregon si u dhunua nga hajdutët që hynë t'i vidhnin banesën në Divjakë

Nënë Kalemja jeton e vetme në fshatin Shën Premte të Divjakës. 82-vjecarja, tre netë më parë ka përjetuar dhunë çnjerëzore nga dy djem të fshatit që hynë me kapuçë në banesën e saj për ti vjedhur bizhuteritë. 

“Isha vetëm fillikat këtu në shtëpi. Ishte ora 12:30 e natës. Dera e jashtme hapur, e mbylla deren, dhe pasi ktheva të hy në dhomë, më kapi nga mbrapa dhe më hodhi në pllaka përmbys. Torturë, torturë nuk kam parë. Nuk më pyeten për asgjë, as për lek as për gjë. Më shtërngoi me gjunjë tek mesi, qafën ma rrotulloi si me qenë llastik na njëra anë të tjetren”.

Njëri prej grabitësve, thotë 82-vjecarja e ka goditur disa herë në kokë, duke i shkaktuar plagë. Pasi ka dalë prej kthetrave të dhunuesit, pranë i janë gjendur fqinjët.  Ajo jeton e vetme, pasi dy vajzat dhe nipërit janë prej vitesh emigrantë në Itali, ndërsa sot janë kthyer për ti qendruar pranë.

“Pastaj torturë. Ishte me kapuç, vetëm një ishte dhe nuk më thanë asgjë. Nuk më pyetën për asnjë. Më vuri këmbët te mesi dhe më tërhiqte nga koka e qafa. Isha fillikat e vetme në shtëpi. Pastaj ai më futi gishtat në gojë dhe unë e shtrëngova edhe pse nuk i kisha dhëmbët, në atë moment ai më lëshoi. Por gjaku im rridhte rrëke, nuk ndjeja asnjë dhimbje. Kur më lëshoi, doli jashtë. Në atë moment thash o Zot i madh çfarë i kam bërë se nuk tha as se çfarë donte dhe nuk mori asgjë në shtëpi vec vëthët e unazat. Pasi iku ai, unë fillova të laj gjakun, mora telefonin dhe mora komshiun më gjetën të larë në gjak. Unë e quajta veten të vdekur. Më morën më ccuan në spital, pasi komshiu lajmëroi policinë”.

Për grabitjen dhe dhunën ndaj moshuarës janë vënë në pranga Adrian Balla dhe Gentian Keçi, të dy nga fshati Shën e Premte i Divjakës. Policia tha se ata kanë vjedhur dhe 4 banesa të tjera të braktisura ku kanë marrë bizhuteritë e floririt, pajisje elektro-shtëpiake dhe produkte të tjera.

Nuk e priste prej bashkëfshatarëve këtë dhunë barbare, ndaj sot Kalemja kërkon dënim maksimal për ta.

“Unë kërkoj nga shteti drejtësi, si dhunohet një plakë 82 vjeç? Unë them shteti të japë dënimin më të rëndë. A bëhet kjo punë? As armikut nuk i bëhet kjo punë!”-tha ajo.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Divjakë/ 2 të rinj i futen në shtëpi 81-vjeçares, e dhunojnë dhe i vjedhin florinjtë, arrestohen nga policia! E moshuara: Njëri më torturoi e kafshova


S.G/G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja