GREQI - Gjykata e Serresit ka liruar me kusht katër gardianë të burgut të Nigritas, të cilët akuzohen për torturat ndaj shqiptarit të burgosur Ilia Kareli, si pasojë e të cilave 42-vjeçari humbi jetën.
 
Vendimi është marrë sot në gjykatë, ku pasi dëshmuan katër gardianët për ta u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe deri në përfundim të hetimit gardianët nuk mund të dalin jashtë territorit të Greqisë.
 
Katër gardianët janë pjesë e 15 zyrtarëve të burgut të Nigritas të akuzuar për vrasjen e të burgosurit shqiptar, mes të cilëve edhe drejtori i burgut.
 
Të mërkurën do dëshmojnë dhe dy gardianët e fundit të vënë nën akuzë për torturat që çuan në vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia (Ilir) Kareli, i cili gjeti vdekjen.
 
Deri në këto momente në burg për torturat ndaj shqiptarit janë në burg vetëm 6 gardianë, ndërsa për drejtorin e burgut ende nuk ka asnjë masë sigurie, paçka se ai fillimisht fshehu ngjarjen.

Redaksia Online
(e.s/e.c/Shqiptarja.com)