TIRANË - Adriatik Tota, 17-vjeçari i cili humbi jetën sot, pasi u qëllua me plumb nga Endrin Varaku, një shok i shkollës së tij, në Shkozet të Durrësit në profilin e tij në Facebook ka listuar dhe pasionet për rrepin, armët dhe hashashin.

Siç edhe shihet në pamje, dhe pse vetëm 17 vjeç Tota në foto del me një armë shotgan, si dhe në shoqërinë e një të njohur me automatik. I riu njihej dhe si adhurues i rrymës muzikore rrep dhe hip hop, ku në postimet e tij të fundit në faqen e Facebook ka vendosur dhe një poezi kushtuar hashashit dhe mënyrës së jetesës në shoqërinë e tij.

adriatik tota

adriatik tota
(Në foto: Adriatik Tota me shatgan në dorë, foto e postuar në Facebook).

Ja një pjesë nga poezia e Totës, kushtuar hashashit: Kur ishim të vegjël, loznim me kapsolle, e pinim hashashin, me shishe coca cole, babi e mori vesh, na çoi ne polici, atje na thanë, hashashin mos e pi.

adriatik tota poezia
(Në foto: Poezi e postuar në faqen në Facebook të Adriatik Totës).

Ndërsa në foton e tij në profil më 14 nëntor, siç dhe shihet në profilin e tij, i riu ka vendosur foton me një pistoletë dhe në sfond euro.

adriatik tota

Por i riu më datë 1 nëntor në statusin e tij, do të shkruante se “jeta është si një dërrasë e zezë, ku fantazia shkruan dhe realiteti fshin”…. një realitet fatkeq, i cili i mori jetën Adriatik Totës dhe pse ai sot ishte në një ditë normale, duke ndjekur shkollën.

Po kështu edhe vrasësi 15-vjeçar Edrin Varaku. Në një foto në Facebook ai ka vendosur mbishkrimin më poshtë: Unë jam një vrasës, vras njerëz për para, por ti je miku im, ty të vras falas.

varaku

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)