Totali i ndihmave nga Turqia për Shqipërinë: 46.3 milionë euro (VIDEO)

Rreth 46.3 milionë euro është ndihma që Turqia i ka dhënë në total Shqipërisë për ringritjen pas tërmetit të 26 nëntorit. Turqia ishte ndër të parat që u angazhuan me ekipe të kërkim shpëtimit, ndërsa nuk kaloi shumë dhe deklaruan se do të ndërtojnë në Shqipëri 500 apartamente. Përfaqësuesi i Turqisë sot në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, tha se vlera e 500 apartamenteve shkon në 45 milionë euro.

"Turqia e falenderon BE për organizimin e kësaj konference. Ne ishim ndër reaguesit e parë. Ekipet tona arritën në vendin e ngjarjes. Gjysmë hëna turke dhe Agjencia Atika për bashkëpunim dhe zhvillim  janë shumë të angazhuara duke ofruar batanije ushqime me vlerë më shumë se gjysmë milionë euro. Ekipet tona të shpëtimit dhe ndihma humanitare ka rritur 900 mijë euro. Presidenti Erdogan i bëri thirrje vendeve Islamike për të ndihmuar Shqipërinë. Administrata turke ka nisur punën për ndërtimin e 504 njësive të banimit në Laç. Ceremonia e madhe do të mbahet në fund të këtij muaj. Projekti për ndërtimin e tyre do të shkojë 45 milion euro. Agjencia Atika është angazhuar për dhurimin e 100 mijë eurove të tjera për ndërtimin e xhamive në Prezë. Vlera është 46.3 mln euro afërsisht dhe e gjithë kjo shumë është në formën e granteve. Ndihma më e madhe që mund t;i jepet Shqipërinë është mbështetja dhe shtyrja drejt familjes europiane. Turqia do të vazhdojë të jetë ndërtues, stabilizues dhe lidhës në Ballkan", tha përfaqësuesi i qeverisë turke.


Lajmi kryesor:

Konferenca e donatorëve 'Bashkë për Shqipërinë' 1.15 miliardë € për rindërtimin pas tërmetit, prej tyre 300 mln € grante (dhuratë)! /VIDEO


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan