Reperi i njohur si T.I., emri i vërtetë i të cilit është Clifford Harris Jr, ka publikuar një video në Twitter që po bën xhiron e rrjetit. Në video shihet reperi i cili është ulur në zyrën ovale të shtëpisë së bardhë dhe mbi tavolinë i kërcen një femër nudo.
Çdo kush që do e shikonte videon do betohej që vajza e zhveshur është Melamia Trump, zonja e parë e Amerikës. Ajo mban të veshur të njëjtën xhaketë si Melania, me mbishkrimin “Nuk më intereson, po ty”, por nuk është ajo në fakt. Vajza është një modele e ngjashme me Melania.
"Si mund të pranohet kjo? E neveritshme, bojkotoni T.I.,"- shkruan zëdhënësja në Twitter.
Më pas në një deklaratë për CNN ajo shprehet : "Ju pëlqen apo jo, ajo është Zonja e Parë dhe kjo është Shtëpia e Bardhë. Është mungesë respekti dhe e neveritshme ta portretizosh atë në këtë mënyrë thjeshtë për shkak të politikës. Këto lloj sulmesh vulgare vetëm se thellojnë më tej ndarjen dhe anësinë në vend, kjo duhet të ndalohet.”
Komente









