Por në një postim të ri përmes një profili tjetër në faqen e Berishës, ai shkruan se i kanë vjedhur celularin dhe dikush tjetër ka postuar në Facebook-un e tij. Alban Berisha, vëllai i Fatlinda Berishës (bashkëshortja e Saimir Tahirit) e cilësonte Toto Riina-n, në postimin e mëpashëm një njeri nderi dhe idhull të tij. “Sot vdiq Toto Rina , njeri i nderit ! Respekte per kete gjigand qe ka qene me teper se nje burre shteti! Idhulli im, fale tije ndjehem thelle ne shpirte nje Korleonez ! Dy vjet ne Sicili per mua kane qene universitet Universiteti i Nderit ! Toto Rina mesuesi i jetes time ! Zoti te bekofte atje larte ne qielle o Njeriu i Nderit !", thuhet në postimin nga profili i Facebook-ut të Alban Berishës.

(Postimi i Alban Berishës)
Postimi i tij është shoqëruar me komente të shumta. Ndër personat që kanë komentuar janë edhe Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari apo dhe zëdhënësja e FSHF, jona dervishi.


(Komentet për statusin e Alban Berishës)
Alban Berisha: Më vodhën celularin
Pasi lajmi ka bërë xhiron mediave dhe rrjeteve sociale, Alban Berisha mohon tw jetw ai autori i statusit nw Facebook-un e tij, pasi i kanw vjedhur telefonin celular. Ai ka bërë thirrje përmes një llogarie të mikut të tij, atij që ka në dorë telefonin të ndalë këtë lojë të rrezikshme që tenton të përfshijë edhe njëherë Saimir Tahirin në një lojë të ndyrë politike.
“Ju lutemi kush e ka gjetur telefonin dhe po e përdor në mënyrë të pandershme dhe të pandërgjegjshme facebookun tim, ju lutem ta dorëzoni sa më parë në rajonin e policisë më të afërt. Po më diskreditoni me këtë status që më keni bërë. Me respekt Alban Berisha”, thuhet në reagimin e kunatit të Tahirit. 
(Postimi ku Alban Berisha thotë se i kanë vjedhur celularin)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

i Tahirit: Më vodhën celularin








