TIRANE - Avokati i Popullit Igli Totozani përmes një njoftimi për shtyp, ka dhënë mesazhin e tij me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në fjalën e tij Totozani e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë pushimi por jo si një ditë feste. Ai tha se dita e sotme duhet të shërbejë si një ditë reflektimi ndërsa bëri apel për më shumë vende pune për qytetarët si dhe për kushte të punës në respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut.
“Sot është 1 maj. Një ditë pushimi, por jo një ditë feste. Është më së paku një ditë reflektimi për shoqërinë tonë dhe për të gjithë ata vendimarrës të cilët në një mënyrë, apo një tjetër janë të lidhur me të drejtat e punëtorëve. Është rasti pra të mendojmë për punësimin, përhapjen e vendeve të reja të punës që do të mund t’i japë më parë se frymarrjen ekonomisë sonë, shpresën për një jetë më të mirë qytetarëve tanë. Por sot është gjithashtu dita kur mendimi dhe vullneti ynë duhet të drejtohet tek mbrojtja e marrëdhënies shoqërore të punës. Është sfidë hapja e vendeve të reja të punës, por më shumë se kaq mbetet sfidë mbrojtja e kësaj marrëdhënie për të gjithë ata qytetarë, të cilët e kanë një të tillë.” shprehet Totozani
Më poshtë deklarata e plotë e Avokatit të Popullit Igli Totozani:
Sot është 1 maj. Një ditë pushimi, por jo një ditë feste. Është më së paku një ditë reflektimi për shoqërinë tonë dhe për të gjithë ata vendimarrës të cilët në një mënyrë, apo një tjetër janë të lidhur me të drejtat e punëtorëve.
Është rasti pra të mendojmë për punësimin, përhapjen e vendeve të reja të punës që do të mund t’i japë më parë se frymarrjen ekonomisë sonë, shpresën për një jetë më të mirë qytetarëve tanë. Është pra koha të përkrahim cdo nismë, e cila do të synojë të reduktojë këtë plagë që rëndon sot mbi shumë qytetarë tanë.
Mos harrojmë, një qytetar i papunë është sot një familje që ka humbur shpresën dhe një familje e pa shpresë është një shoqëri pa të ardhme.
Por sot është gjithashtu dita kur mendimi dhe vullneti ynë duhet të drejtohet tek mbrojtja e marrëdhënies shoqërore të punës. Është sfidë hapja e vendeve të reja të punës, por më shumë se kaq mbetet sfidë mbrojtja e kësaj marrëdhënie për të gjithë ata qytetarë, të cilët e kanë një të tillë. Për këtë lipset zbatimi me rigorozitet i legjislacionit dhe të gjithë atyre mekanizmave dhe instrumenteve, të cilët mbrojnë punëmarrësit tanë nga cdo dhunim i të drejtave të tyre të parashikuara deri në nivel kushtetues. Askush nuk qëndron mbi ligjin dhe askush nuk duhet të ndjehet i lirë në shkeljen e parimeve të tillë universalisht të mbrojtur sic është siguria juridike. Askush nuk meriton ta humbë një punë për shkaqe që nuk kanë lidhje me performancën e tij. Dhe kjo vlen për cdo qytetar, kudo ku punon, në administratë, në ndërtim, në minierë.
Qytetarët tanë sic do qytetar europian meritojnë të gëzojnë një jetë të parashikueshme pra një të ardhme personale dhe familjare sa më të sigurtë.
Sot ky 1 maj, do të gjejë shumë familje më të pakta në numër sepse pjesëtarë të tyre kanë humbur jetën për shkak të mungesës së kushteve dhe sigurisë në punë. Jetë të humbura, familje më pak të sigurta e ardhmemë e paqartë. Le të ndalojmë e të mendojmë për minatorët dhe të drejtat e tyre duke filluar që nga ajo e jetës.
Për shkeljen e dinjitetit njerëzor për cdo shqiptar që punon në të zezë duhet të ndalojmë e të mendojmë gjithashtu. Pa asnjë mbrojtje ligjore, pa asnjësiguri, pa asnjë sigurim shoqëror, apo shëndetësor një numër i madh qytetarësh tanë i përkulen sot një të tashme të padenjë, të pa mbrojtur dhe një të ardhme të paqartë.
Për zbatimin e legjislacionit që rregullon punësimin e grupeve vulnerabël. Ligjet janë aty dhe presin vec të zbatohen. Sot është dita që të kujtohemi për të gjitha këto e shumë të tjera detyrime të pazbatuara.
Sot është dita kur secili prej nesh që ka në dorë dhe më shumë se kaq ka detyrimin ligjor të përballet me këto probleme të ndjehet keq e të ulë kokën para cdo qytetari tonë që cdo ditë e më tepër vuan për të patur një punë, një punë të ndershme e dinjitoze, që rrezikon ta humb atë për shkaqe joligjore, përballë cdo qytetari që I shkelen të drejtat që legjislacioni vendas dhe ai ndërkombëtar i’u njeh dhe sanksionon.
Sot është një maji. Një ditë pushimi. Nuk duhet të jetë vec kaq.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com