Totozani analizon tragjedinë e
Himarës,si mund të ulen aksidentet

TIRANË- Sigurimi i kushteve për trajtimin e rasteve të aksidenteve të rënda ishte në thelb të raportit që Avokati i Popullit i paraqiti Kuvendit, duke marrë shkas nga tragjedia e Himarës, ku humbën jetën 12 studentë.
 
Sipas Igli Totozanit, më emergjente është ngritja e një strukture unike vetëm për urgjenca të shkëputura nga shërbimet e tjera spitalore e përbërë nga mjekë, infermierë, zjarrfikës, punonjës policie, ekspertë të specializuar, etj.
 
Në raport thuhet gjithashtu se Ministria e Shëndetësisë duhet të pajiset me helikopterë profesional-“Helikopterë Sanitare” të cilët janë të pajisur me të gjitha mjetet që ka një sallë operacioni.
 
Ngritja e një heliodromi të përshtatshëm pranë Spitalit Ushtarak është një tjetër propozim, ndërsa do të mundësonte parandalimin e aksidenteve edhe rishikimi i procedurës së kontrollit fizik të automjeteve me qëllim rritjen e efektivitetit dhe cilësisë e këtij kontrolli.
 
Sipas Totozanit edhe hartimi i fushatave sensibilizuese dhe përfshirja e komuniteteve lokale në hartimin e projekteve të sigurisë rrugore, ndihmon në minimizimin e aksidenteve të rënda. Trajnimi dhe kontrolli i punës së punonjësve të policisë për zbatimin e rregullave të qarkullimit nga përdoruesit e rrugës apo rishikimi i procedurës për kualifikimin për t’u pajisur me leje drejtimi, e drejtuesve të automjeteve, dhe rinovimin e saj, janë të tjera mundësi që sipas Avokatit të Popullit, shmangin këto aksidente.
 
Në raport thuhet gjithashtu se eliminimi i vendosjes së reklamamave, kalimet afër hekurudhave apo ngritja e qendrës së kontrollit të trafikut, do të garantonte parandalimin e tragjedive të rënda.

SHQIPËRIA, NUMRIN MË TË MADH TË AKSIDENTEVE NË RAPORT ME VENDET E BE-së
 

Sipas Totozanit, pavarisisht përmirësimit të legjistlacionit që rregullon qarkullimin e automjeteve sipas standardeve auropiane, numri i aksidenteve pasqyron një situatë alarmante.
 
Shqipëria ka numrin më të madh të viktimave të regjistruara në aksidentet automobilistike në raport me vendet e Bashkimit Europian. Nëse në vendet e Europës humbin jetën 40 deri në 60 persona, në Shqipëri numëri është alarmant, 119 të vdekur në vit për çdo një milion banorë.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)