Avokati i Popullit, Igli Totozani, në një konference për shtyp pas vizitës në Komisionin Evropian në Bruksel ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me moszbatimin e rekomandimeve të këtij institucioni nga institucione të tjera shqiptare.

"Jemi duke studiuar disa raste të tilla. Kanë filluar hetime në disa drejtime, kështu ne kemi një rast dhune në komisariatin e Shkodrës, i cili është duke u hetuar. Po kështu kemi një problem që ju e njihni, mes disa familjeve pronare në Ujin e Ftohtë në Vlorë, në një konflikt me Gardën e Republikës dhe me drejtorinë e shërbimeve qeveritare. Dhe këtu jemi në përfundim të hetimeve. Është gati rekomandimi përkatës", shprehet Totozani. ah/Shqiptarja.com/