TIRANE - Avokati i Popullit Igli Totozani, përmes një njoftimi për shtyp, i ka bërë apel shoqërisë shqiptare për një media të lirë. Këtë deklaratë Totozani e ka bërë sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias. Në fjalën ai vlerësn si shumë të rëndësisshme lirinë e medias duke shtuar se kjo qëndron në themel të një shoqërie të lirë dhe demokratike.
Totozani sjell në vëmendje edhe raportin e “Freedom House”, i cili vlerësoi si të pjesshme lirinë e medias, ku shprehet se vendi ynë ka nevojë për një media të lirë dhe jo vetëm për liri fjale.
“Sot është 3 Maj, e shpallur nga Asambelja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si dita ndërkombëtare e lirisë së medias për të theksuar rëndësinë e kësaj lirie. Një e drejtë e sanksionuar në artikullin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, vlera kryesore e së cilës është krijimi i një shoqërie të lirë dhe demokratike. Vetëm pak ditë më parë ne u njohëm me raportin vjetor të organizatës ndërkombëtare Freedom House dhe rezultatet për Shqipërinë flasin për një media pjesërisht të lirë. Ne kemi nevojë për media të lirë, jo vetëm për liri fjale. Të gjithë, qeveria, institucionet e pavarura, Avokati i Popullit si institucion përgjegjës për të drejtën e informimit, organizatat e shoqërisë civile, unioni i gazetarëve, pronarët e mediave dhe vetë gazetarët mund të japim kontributin tonë për përmirësimin e kësaj situate.” shprehet Totozani.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com