TIRANË - Avokati i Popullit, Igli Totozani ka pasur një takim sot me një grup ambientalistësh. Shqetësimi i ambientalistëve, mes të cilëve edhe Sazan Guri, kanë qenë pemët. "Janë duke u prerë pemë të vjetra sa vetë Tirana", u tha në takim apo se "xhamia, që po ndërtohet te parlamenti, duhet të konsultohej më parë me publikun".
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka pritur sot në zyrën e tij një grup organizatash të Shoqërisë Civile në mbrojtje të mjedisit. Në fjalën e tij gjatë takimit, Avokati i Popullit u shpreh se institucioni që ai drejton mbron qytetarët nga veprimet e paligjshme dhe të parregullta të administratës, por edhe promovon. Totozani ka siguruar besimtarët që Avokati i Popullit mbështet ngritjen e një xhamie, që qytetarët myslimanë të mos ndihen të diskuriminuar, por ashtu si çdo besimtar tjetër të kenë dhe ata kultin e tyre të faljes.
“Ne jemi një institucion që mbrojmë të drejtat e njeriut, mbrojmë ambientin, por mbrojmë të drejtën e çdo individi për të pasur liri fetare. Nuk e kam toleruar kurrë faktin, që besimtarët myslimanë nuk kanë mundur dot të kryejnë ritet e tyre në një ambient dinjitoz. Në këtë klimë, Avokati i Popullit mbështet të drejtën e çdo besimtari për të pasur një objekt kulti. Por, sikurse e thashë zoti Guri ka një sërë vërejtjesh që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe me procedurat që janë ndjekur për përcaktimin e vendit të ndërtimit. Ne si institucion funksionojmë në bazë të ankesave të qytetarëve, ne këtë e konsiderojmë një ankesë dhe për këtë qëllim do caktojmë një grup ekspertësh që do ndjekin çështjen dhe do të shqyrtojnë gjithë ankesat e paraqitura sot nga organizatat e Shoqërisë Civile”- përfundoi fjalën e tij gjatë takimit Totozani.
Zoti Sazan Guri, nga ana e tij paraqiti një sërë pretendimesh se përse këto ndërtime nuk duhet të bëhen në vendin e caktuar dhe saktësoi se grupi i organizatave të Shoqërisë Civile që kanë në fokus të punës së tyre mjedisin, nuk kanë asgjë kundër komunitetit mysliman dhe veprës fetare.
Shqetësim tjetër u paraqit se pak kohë më vonë te Kopshti Zoologjik pritet të ndërtohet një ambasadë. Avokati është shprehur: "Parqet, lumenjtë janë ndrydhur nën kthetrat e ligjshme e herë të paligjshme". Më tej ai ka shtuar se "ne jemi institucioni, që mbrojmë të drejtat e njeriut.
Avokati i Popullit mbështet të drejtën për të pasur një xhami, ku besimtarët ritet e tyre t’i kryejnë aty, por veprimet ose mosveprimet që kryehen nga administrata janë jo të drejta. Ne do ngrëmë një grup ekspertësh për të trajtuar këtë rast". Përveç xhamisë aty flitet se do të ngrihen edhe dy kulla.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Për 70 sek u prenë 70 pemë