Totozani: Vrasjet dhe dhuna ndaj
grave, të reagojnë institucionet

Totozani: Vrasjet dhe dhuna ndaj<br />grave, të reagojnë institucionet
KORCE- Çështja e gjakmarrjes ka qenë në fokus të një takimi të organizuar sot nga Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut në Akademinë e Minoriteteve në Voskopojë. I pranishëm në këtë takim, Avokati i Popullit, Igli Totozani, shprehu shqetësim të thellë për punën e dobët parandaluese të institucioneve të administratës në përballje me gjakmarrjen dhe me dhunën në familje, veçanërisht dhunën ndaj grave.

Duke qenë se vrasjet për shkak të gjakmarrjes, si dhe vrasjet dhe dhuna ndaj grave, janë rikthyer këto ditë sërish duke tronditur opinionin publik, Avokati i Popullit ka kërkuar reagim të institucioneve përgjegjëse nuk po reagon.

“Mungon puna paradaluese ndaj këtyre fenomeneve. Mekanizmat e referimit të dhunës edhe në ato qarqe ku janë ngritur, nuk po japin rezultate. Gjendja është shqetësuese. Kërkohen analiza serioze për shkaqet e kësaj situate dhe marrje e masave urgjente për parandalimin e këtyre krimeve të shëmtuara.Avokati i Popullit po ndjek me vëmendje të gjitha informacionet që vijnë nga media dhe nga burime të tjera, ku raportohen raste për neglizhencë, apo moskryerje të detyrave nga institucionet përgjegjëse. Avokati i Popullit do monitorojë këto raste dhe do kërkojë deri në ndjekje penale për personat përgjegjës”, thuhet në njoftimin për shtyp të Avokatit të Popullit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim