‘Toyota Auris’/ Përfundon gjyqi Balla-Basha, vendimi jepet pas një jave, gjyqtari: Më duhet më shumë kohë 

TIRANË- Përfundon gjyqi për akuzat e Ballës ndaj Bashës për shpifje lidhur me shumën e 3.4 mln eurove në Toyota Auris. 

Lidhur me çështjen, prokurori Agron Gjana u shpreh se Basha ka thënë opinione dhe jo akuza dhe për këtë arsye nuk ka konsumuar asnjë vepër penale duke kërkuar kështu pushimin e çështjes.

“Madje Basha nuk e ka përmendur me emër Ballën në parlament dhe për këto arsye nuk ka konsumim të veprës penale. Basha ka thënë ta kanë zbuluar në Gjermani, ndërsa makinat erdhën nga Belgjika. Kërkoj të pushohet çështja.”

Në fjalën e tij, deputeti i PS-së, Taulant Balla u shpreh se ai i qëndronte kërkesës së tij për dënimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

“Më vjen keq për qëndrimin e prokurorit. Të paktën duhet të na kishte informuar për hetimet që ka bërë. Unë i qëndroj kërkesës për dënimin e Bashës.”

Pas fjalës së Ballës, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin, për të cilin gjyqtari Gerdi Hoxha është shprehur se i duhet më tepër kohë për të marrë vendimin.  

 “Më duhet kohë të shyqrtoj praktikat e përmendura në gjyq. Vendimi do të jepet i arsyetuar më datë 21 janar në orën 12:30.”

Pas seancës gjyqësore, deputeti Balla u shpreh se beteja kundër shpifjen vijon duke i bërë thirrje prokurorisë që të mos e mbajë dosjen me muaj sic ka ndodhur më parë.

Nëse akuza të këtij niveli do të quheshin opinione, në këtë vend do t’i jepnim shfrenim çdo lloj akuze pa kuptim. Megjithatë është gjykata ajo që do ta rregullojë këtë. Beteja me shpifjen vijon. Ky gjyq ka qënë një shembull i qartë se shpifës si Lulzim Basha jo vetëm që nuk mori guximin që të mbronte akuzat vetë në gjykatë por u përpoq që të përdorte si argument për shpifjet padinë tonë. Për vlerën e dëmshpërblimit, e lë në dorën e gjykatës nga 300-15000 e lekëve të reja do të shkojnë për fondin e posatçëm. Unë e thashë është në dinjitetin e një politikani kur ka përballë një tjetër, nëse ka bërë disa akuza minimalisht duhet të jetë vetë. Basha është shembulli më i keq. Thirrja ime për prokurorinë është që të mbyllen hetimet sa më shpejt, edhe qytetarët mezi presin që prokuroria të mos e mbajë dosjen me muaj dhe vite pa i çuar fajtorët prapa hekurave.

Taulant Balla, deputet i PS-së

 

3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete "Toyota Auris" në Portin e Durrësit, për të cilën Basha akuzoi Ballën se ishte i përfshirë, akuza të cilat socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur edhe një padi ndaj tij.  Padia e dytë për të cilën akuzohet Basha është ajo për dekonspirimin e operacionit të policisë pasi ai tha në parlament se drejt Shqipërisë ishte nisur një shumë e madhe parash brenda një automjeti "Toyota Auris" ngjyrë e kuqe.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 15/01/2019 07:53

    Prokurori ben avokatin mbrojtes, kjo eshte cmenduri ne kete vend. Jane keto shpifje qe helmojne shqiptaret per te ikur nga ky vend, nderkohe qe ata qe i nxjerrin nga goja nuk mbajne asnje pergjegjesi duke u mbrojtur nga prokurore dhe gjyqtare partiake. Lulzim Bashka ka dekonspiruar nje operacion nderkombetar dhe prokurori thote s'ka bere asnje krim. Hiqini keta zagare nje ore e me pare nga sistemi, boll i helmuan shqiptaret.

    Përgjigju
  • Arbër: 14/01/2019 15:42

    Lereni me këto parada fëmijësh e punoni punët që keni marrë nga populli se jemi lodhur me ju për zotin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës