'Toyota Yaris'/ Gazment Bardhi: Gjyqtarët e Taulantit pushuan hetimet, por nuk do ta ndalin të vërtetën

'Toyota Yaris'/ Gazment Bardhi: Gjyqtarët e Taulantit pushuan hetimet, por nuk do ta ndalin të vërtetën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sot pas lajmit se Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për 4 nga 6 të akuzuarit për çështjen "Toyota Yaris" dhe për dy të tjerët akuzat janë sfumuar në 'armëmbajtje pa leje' dhe 'mosdeklarim të ardhurash'.

Për Bardhi këtë vendim e kanë marrë 'gjyqtarët e Taulantit'. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD e vërteta nuk mund të ndalet dhe 'herët e herët apo vonë, mbështetësit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë'.

"Njësoj si shefi i tij Edi Rama, Taulant Balla, është i shqetësuar nga procesi demokratik i përzgjedhjes së kandidatëve nga Partia Demokratike. Këta nuk durojnë dot asnjë model europian, si ky që ne zhvilluam dhe u konsiderua risi për të gjithë rajonin.

Ndërsa Edi Rama është i shqetësuar, se e kanë evidentuar si të vetmin Kryetar Partie që kandidatët i përzgjedh me krimin e organizuar, Taulant Balla ka pasur hallin e mbylljes së hetimeve të Toyota Yaris e 3.4 milionë euro të kapura të padeklaruara. Ky është një krim i pazbardhur.

Gjyqtarët e Taulantit mund të pushojnë hetimet, por nuk do munden kurrë të ndalojnë zbardhjen e të vërtetës. Herët apo vonë, mbështetësit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë.

Shqipëria kërkon një shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj - që mposht krimin, ringjall ekonominë dhe kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve", shkruan në Facebook Gazment Bardhi.


Lajmi kryesor:

'Toyota Yaris'/ Pushohet çështja për 4 nga 6 të akuzuarit, si u sfumua 'kali i betejës' së opozitës, nga akuzat për Ballën te dënimi i Bashës


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?