Trëndafilat anglezë
“përplasen” në skenë

Trëndafilat anglezë<br />“përplasen” në skenë
TIRANE- Premiera më e rëndësishme e sezonit të Teatrit Kombëtar finalizon sonte në mbrëmje pritjen e gjatë të “Henri VI” , pjesa e dytë e trilogjisë shekspiriane. Vepra e ngjitur në skenë nga regjisori Adonis Filipi, është pritur me padurim nga publiku shqiptar për vetë faktin se me këtë shfaqje, Teatri Kombëtar do të shkojë në Festivalin Shekspirian duke u bërë pjesë e performancave teatrore nga e gjithë bota.   Këhtu të parët do të jenë spektatorët shqiptarë që do të shijojnë premierën absolute dhe do të shuajnë kureshtjen mbi konceptin regjisorial të veprës, për të cilën regjisori është shprehur se rri mes klasikes dhe modernes, mbi lojën e aktorëve dhe shumë komponentëve të tjerë të shfaqjes.

 KOHËT E VËSHTIRA TË HENRIT VI
 “Këto janë kohë të vështira, virytet janë mbytur nga ambiciet dhe mirësia është zbuar nga zemërimi; joshja ndaj të keqes mbizotëron dhe drejtësia nuk ka më vend”. Këto janë disa nga fjalët që Shekspiri i ka vënë në gojën e Dukës Gloucester, vetëm pak para se të arrestohet. Pesha e tyre vjen në kohë ashtu si e gjithë drama historike, jo vetëm si një kujtim ndaj kësaj pene të fuqishme të letërsisë botërore, por edhe si një apel vërtetësie, koherence që karakterizon veprat e mëdha. Sepse kostumet mund të ndryshojnë, emrat, vendet, por qenia njerëzore e pështjelluar nga dëshira për pushtet mbetet dhe ndikon në shoqëri e sisteme me të gjitha fuqitë. Ashtu sic ndodhi me mbreti Henri VI. Pjesa e dytë e trilogjisë, fillon me martesën e mbretit me princeshën Margaret të Anzhusë. Henri VI është shumë i ri në moshë dhe shumëkush në oborr mundohen ta joshë për të qënë sa më pranë kurorës. Ëilliam de la Poli, Konti i Safolkut, synon të ndikojë tek mbreti nëpërmjet mbretëreshës së re. Pengesë për këtë plan është regjenti i kurorës, Hamfri, Duka i   Gloucester, i cili gëzon popullaritet më të gjithë mbretërinë. Mbretëresha Margaret, për ta goditur në këtë pikë të fortë të tij, nis intrigat ndaj gruas së Hamfrit, Eleanor. Duke e parë si rivalen e vetme për fronin,  mbretëresha bën gjithshka është e mundur që Eleanor të shihet si e përfshirë në magji dhe të dënohet. Shumë shpejt fisnikëria angleze ndahet në kampe dhe  beteja e Shën Albanit është ajo që do të vendosë për fatin e kurorës.  Kështu fillon lufta 100 vjecare midis Trendafilave te Anglisë.
 
23 AKTORE PER 67 PERSONAZHE
Një kastë e gjerë aktorësh angazhohen në këtë shfaqje ku shihen plot 23 aktorë në skenë të brezave të ndryshëm tw cilwt duhet tw mbulojnw 67 personazhe. Kështu Henri VI interpretohet nga Indrit Çobani,  Mbretëresha  Margaret nga  Mira Hysaj, Jack  Cade vjen nën interpretimin e  Bujar Asqeriut, ndërsa Yllka Mujo sjell Dukeshën Eleonor. Gloucester realizohet nga Kristaq Skrami dhe Duka i  Yorkut vjen nga  Vasjan Lami. Duka i  Safolkut  i përket  Dritan Boricit, ndërsa ai i Buckingham,  Ahmet Pashës. Rolet e tjera janë Neritan Licaj,Naun Shundi, Fatos Sela,  Ervin Bejleri, Arben Derhemi,Mehdi Malka, Gjergj Mena, Sokol   Angjeli, Roland Saro, Marjana Kondi, Fadil  Kujofsa, Anil Frashëri, Florian Kokona, Marsela Lena dhe Gladiola Harizaj.

SHPYRA E FILIPIT PER HENRIN

Jo vetëm kasti i aktorëve, por një staf I gjerë artistësh përfshihen në realizimin e një shfaqjeje. Në këtë rast skenografia I është besuar Genc Shkodranit, konstumet,  Anila  Zajmi Katanolli ndërsa koreografja e huaj Georgia Maddamma është marrë me lëvizjet  e aktorëvë. Muzika gjithaq e rëndësishme vjen  nga  Armand Broshka ndërsa solist dhe njëherazi I përshfirë si një aktor është  klarinetisti i njohur Fatos Qerimaj.  Vepra sheksipiriane ka ardhur në shqip falë përkthimit të Shpresa Qatipit dhe Piro Tankut.
(Shkrimi u botua ne te përjavshmen FUNDJAVA, të Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza