Tradita e shtegtimit të bagëtive drejt bjeshkëve në UNESCO, eksperti: Ja përfitimet! Synojmë që të kemi çdo vit nga një dosje

TIRANË- Tradita e shtegtimit të bagëtive në Bjeshkë, njohur ndryshe si Transumanca, është bërë pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Jo materiale të UNESCO-s. Shqipëria kishte aplikuar më një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë.

Sokol Muça, nga instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, i cili është edhe një ndër hartuesit e dosjes dha detaje për Report Tv. Muça thotë se shtegtimi i bagëtive është traditë e vjetër që ka ekzistuar ndër shekuj dhe se pjesë e kësaj tradite nuk është vetëm dërgimi i bagëtive në bjeshkë, por edhe ritet, festat, kulinaria.

“Patëm regjistrimin e transumancës, shpresojmë që vitin tjetër do kemi dosjen e Tropojës. Traditë e lashtë, ka kaluar shekuj. Është një traditë e lidhur me këngë pastorale, veshje, kulinari, e kemi jetuar dhe vazhdojmë ta jetojmë edhe në ditët e sotme. Përveç shtegtimit të bagëtive, që është tabani, ndodh me ndërrimin e stinëve, e lidhur me, rite, festa, vegla muzikore, veshje kulinari dhe shumë elementë të tjera. Kemi një sërë aktivitetesh që i kemi identifikuar si grup pune, si një sërë festash, pastërma, Shëngjergjit, panairi i dhive në has. Janë një sërë aktivitetesh që lidhen me këtë dosje

Ajo që e bën të veçantë këtë doje, këtë vit bëhemi pjesë e një grupi vendesh të cilët vendosën që transumanca do ta çojnë së bashku. Inicim që ka ndodhur në 2019, me Austrinë, Greqinë e Italinë. Kërkon ndërhyrjen me vendet e tjera, që standardet e dosjes të jenë njësoj si Italia. Ishte një punë e jashtëzakonshme ”, tha Muça.

Nga trashëgimi i kësaj tradite brez më brez, tek turizmi, Muça u ndal edhe në përfitimet qe sjell futja e transumancës në UNESCO.

“Trashëgiminë prodhuese, bartja nga brezi në brez, e lidhur me turizmin rural, me mbrojtjen e mjedisit, bujqësinë, shëndetin, mirëqenien, informimin dhe përhapjen e këtij lajmi dhe gjetjen e mënyrave sa më të mira”, tha ai.

Ndërkohë, Shqipëria ka dorëzuar në UNESCO edhe dosjen ‘kcimi me tupan i bjeshkëve të Tropojës’, si edhe ‘Këndimi me lahutë i këngës së kreshnikëve’. Për këto, Muça tha se pritet të merren në shqyrtim vitin e ardhshëm, ndërsa tha se synim është që çdo vit Shqipëria të ketë nga një dosje në UNESCO.

"Procesi nis vitin tjetër. Kemi eksperiencë shumë të mirë me dosjet. Do vazhdojmë, kemi pasur krahas punës së ekspertëve, mbështetje edhe nga AADF me ekspertizë. Po punojmë që të kemi çdo vit nga një dosje në UNESCO”, tha ai.

Eksperti Muça tregoi edhe si nisi ideja për dorëzimin e dosjes.

"Ide që në vite ka qarkulluar për të hedhur pjesë të trashëgimisë sonë kulturore. Ishte një rezultat i një pune të jashtëzakonshme, i stafit aktual të ministrisë, po kemi kaq shumë për të përfituar nga një proces i tillë, krijimi i një grupi pune, suport nga një eksperte e UNESCO. Dosja duhej plotësuar me standardet më të larta të mundshme. Ishte një dosje që vendosej përballë dosjeve të bëra, Italia, Austria që kanë super tradita në bërjen e këtyre dosjeve", tha Muça. 

Transumanca është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje dhe kulinari; një paradë ritesh e festash, lidhur me ndërrimin e stinëve, përgjatë të cilave ndodh ky migrim, që tashmë vihen në mbrojtjen e UNESCO-s, si shprehje e shpirtit të bartësve të kësaj tradite. Italia, Greqia dhe Austria janë ndër vendet e para që këtë traditë e kanë përfshirë në UNESCO në vitin 2019.

Përfshirja e kësaj tradite në UNESCO do të ndihmojë në ruajtjen e saj dhe transmetimin nga njëri brez tek tjetri! Po ashtu do të përmirësohen edhe kushtet që kjo praktike ka nevojë për tu zhvilluar në të ardhmen, dmth shënimi i shtigjeve që ndjekin bagëtitë, përmirësimi i kushteve në stanet ku qëndrojnë bagëtitë, etj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë