23 deri më 28 gusht 2015 fondacioni Robert Bosch dhe shoqata e letërsisë për të rinj "Arbeitskreis für Jugendliteratur e.V." ftojnë për të gjashtën herë përkthyes të letërsisë për fëmijë dhe të rinj nga gjermanishtja për të marrë pjesë në një punishte në shtëpinë Elsa-Brandström-Haus në Hamburg.
Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë është zhvilluar mbledhja e punës e radhës së Traduk-it në Tiranë, rrjetit evropian të botimeve me përfaqësuesit më të lartë të Traduk-it, ku anëtarët e rrjetit si, drejtues të lartë të artit dhe kulturës të Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë, Monika Schoeller, drejtuesja e Fondacionit S. Fischer Stiftung, Antje Contius, Drejtore Ekzekutive e Fondacionit S. Fischer Stiftung, përfaqësues të KulturKontakt dhe ProHelvetia Fondation, etj, diskutuan për botimet dhe përkthimet e librave, shtëpitë rezidenciale të shkrimtarëve dhe përkthyesve, projektet e festivaleve të ndryshme të librit, Panairin e Librit "Leipzig 2016", politikat e botimeve në të ardhmen, etj.
Ministria e Kulturës ka njoftuar së fundmi se pas takimit, punishtja pesëditëshe me titullin domethënës "Kein Kinderspiel!" (jo lojë për fëmijë!) u mundëson deri në 15 përkthyesve letrarë nga gjermanishtja që të diskutojnë për tendencat aktuale të letërsisë për fëmijë dhe të rinj dhe sfidat specifike të përkthimit të saj. Punishtja u adresohet përkthyesve që përkthejnë kryesisht letërsi për fëmijë e të rinj nga gjermanishtja në gjuhët e tyre amtare.
Punishtja është e hapur për kandidatë nga të gjitha gjuhët, por që në fokus janë përkthyesit që vijnë nga gjuhët 'e vogla' si dhe nga Evropa Qendrore dhe Juglindore, nga Afrika e Veriut dhe Turqia.
Afati i fundit i aplikimit është data 2 maj 2015
/atsh/
/Shqiptarja.com