Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest ne burg’ për Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj, të arrestuar për trafik armësh nga Malësia e Madhe drejt Tiranës ku më pas do t’i shisnin tek persona të tretë.

Asnjëri prej tyre nuk foli në gjykatë, teksa u mbrojtën nga avokatët. Avokati i ish efektives së burgjeve Denisa Halilaj pretendoi se arrestimi është i paligjshëm dhe kërkoi masë më të butë sigurie se arresti në burg, por kërkesa u rrëzua nga gjykata.

Avokati i Halilajt njësoj si kjo e fundit pretendoi para OPGJ, tha në gjykatë se klientja e tij nuk ishte në dijeni të armëve që ndodheshin në makinë. Grupi hetimor pritet të analizojë në mënyrë të detajuar 5 aparatet e tyre celular për të zbardhur prova të tjera për veprimtarinë kriminale.

4 automatikë e 5 pushkë të siguruara në Shkodër për t’u shitur në Tiranë, u sekuestruan në rrugën e Rinasit. 9 armët e sekuestruara rezultojnë të jenë të ’97-ës, të magazinuara që në atë kohë, por janë aktive dhe në përdorim. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë