Trafik droge drejt BE-së,
9 shqiptarë në pranga

Trafik droge drejt BE-së,<br />9 shqiptarë në pranga
BARI - Një rrjet i zgjeruar i trafikimit të drogës drejt shteteve të BE-së është zbuluar nga policia Italiane në opereacione të organizuara anti-drogë. Rrjeti kishte si hallka të rrugëtimit të lëndës narkotike shtetet Shqipëri, Itali, Gjermani dhe Hollandë. Policia e shtetit fqinjë u ka çuar homologeve përkatëse në shtetet ku shtrihet rrjeti i trafikantëve nga një listë me emrat e personave të njohur si anëtareve të rrjetit të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Në kuadër të këtij operacioni të zgjeruar policia Shqipatre vuri në pranga ditën e djeshme tre shqiptarë, dy prej të cilëve femra nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të kokainës. Të arrestuarit kërkohen nga shteti Italian pasi Gjykata e Lartë e këtij shteti i ka dënuar me 5 vite e 8 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas policisë shqiptare të arrestuarit janë Sami Osmani 59 vjeç, Naxhije Osmani 54 vjeçe dhe Enkeleida Tonuzi 33 vjeçe.

Personat e mësipërm ishin shpallur në kërkim pasi policia italiane kishte prerë 19 urdhër-arreste në korrik të 2004, si dhe kishte sekuestruar 6 kg heroinë dhe 800 gramë kokainë. Të arrestuarit u vunë në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Nga një hetim i nisur në vitin 2002 ku janë përgjuar telefonat e të arrestuarve u zbulua një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës që veprinon nga rajoni i Bressanones dhe më pas shtrihej në qytetin e Lombardisë, Toskanës, Ligurias dhe Venetos. Krerët e organizatës së trafikimit të drogës kishin krijuar kontakte me trafikantë të ndryshëm të drogës në Shqipëri, Gjermani dhe Hollandë.

Tre shqiptarët u arrestuan nga finalizimi i një operacioni të koduar "Babel". Ndërkohë në të njëjtën kohë në shtetin fqinj 6 persona janë vënë në pranga dhe 11 të tjerë janë në kërkim për trafik droge.5 nga të arrestuarit si anëtarë të rrjetit ndërkombëtar të drogës janë shqiptarë. Të arrestuarit, pjesa më e madhe e të cilëve lindur në Durrës, ishin banues në qytete të ndryshme të Italisë por edhe në Gjermani.

Sipas policisë Italiane pjesa me e madhe e të vënëve në pranga dhe nën hetim qarkullonin në shtetin fqinj me identitete të rremë ose me pseudonime. Operacioni anti drogë për shkatërrimin e këtij rrjeti të organizuar dhe të shtrirë në disa shtete po vazhdon. Policia Italiane po punon për vënien në pranga të 11 personave të dyshuar dhe të shpallur në kërkim si anëtarë të rrjetit.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike