Trafik droge drejt Malit të
Zi, Gjinaj shkon në gjykatë

Trafik droge drejt Malit të<br />Zi, Gjinaj shkon në gjykatë
TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për Edmond Gjinaj, 26 vjeç i vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike. Siç bëhet e ditur në dosjen e përgatitur nga ana e institucionit të akuzës thuhet se, i riu është kapur në datën 26 dhjetor 2013 në tentativë për të transportuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë. Në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të dorëzuar në Gjykatë thuhet se, “në datën 26 dhjetor 2014 rreth orës 01:30 minuta, në Pikën e Kalimit Kufitar në Muriqan është paraqitur Edmond Gjinaj me automjetin tip Volkswagen Cady Maxi me targa AA 192 GT, i cili po udhëtonte drejt Malit të Zi. Nga ana e policisë kufitare është përgjedhur për kontroll automjeti i tij dhe pas kontrollit paraprak me aparaturës Endoskop, janë gjetur disa pako të mbështjella me plasmas ngjyrë alumini”.

Në dosje thuhet se, “këto pako janë gjetur në pjesën e poshtme, tek goma rezervë si dhe tek dy goma rezervë që kishte mjeti, tek dyert anësore si dhe tek dera e pasme e mjetit. Gjatë kontrollit të plotë që është bërë këtij mjeti janë gjetur gjithsej 29 pako brenda të cilave kishte marijuanë të presuar. Pas peshimit ka rezultuar 30.2 kg”. Më pas është bërë arrestimi në flagrancë i Gjinaj. Por pas hetimit policia ka vënë në pranga edhe një person tjetër. Pandeli Mara është vënë në pranga si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “trafikimit të narkotikëve”.

Sipas prokurorisë, nga veprimet e ndërmarra prej tij, ato të fshehjes së pakove në automjet dhe tentativës për të kaluar drejt Malit të Zi, Edmond Gjinaj ka konsumuar veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, e mbetur në tentativë. Prokurori thotë se, për të provuar këtë akuzë duhet të pyeten disa dëshmitarë si, S. P., dhe A. GJ. Gjithashtu për këtë çështje penale janë edhe provat fizike si droga dhe mjeti i sekuestruar gjatë kontrollit në doganën e Muriqanit.
 
Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 19.08.2014
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet