42-vjeçari nga Bari Cosimo Genchi është gjendur në bordin e një trageti dhe u vu në pranga nga agjentët e policisë në Brindisi.
Ai ishte në kërkim prej mëse dy muajsh nga koha kur u zhvillua operacioni i koduar “Tenaglia”, nga policia e vendit në Lamezia Terme dhe Bari. Policia e vendit fqinj arrestoi në tetorin e këtij viti, 15 persona të dënuar në mungesë nga gjykata, mes tyre lamentin, shqiptarë dhe barezë të shpallur fajtorë për akuza si posedim, shitje dhe trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Puglias.
(Ne foto te arrestuarit gjate operacionit te tetorit, mes tyre shqiptaer dhe dy gra)
Malli blihej më pas nga grupi mafioz në Lamezia për t’u shpërndarë në tregun lokal.
Genchi, i dyshuar si bashkëpunëtor i grupit mafioz të Barit “Di Cosola”, sipas investiguesve që bënë të mundur arrestimin e tij ka vendosur një fotografi mbi kartën e identitetit të të vellait për të tentuar të kalonte kontrollin.
(Ne foto: Italiani i arrestuar)
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)