Trafik droge në SHBA, dënohet
shqiptari kapo i bandës së Ujqërve

TIRANE- Frankie Frokaj , një shqiptar i akuzuar si kreu i nja bande  droge, e njohur si banda e ujqërve  ( Wolfpack) është dënuar me 135 muaj burg nga gjyqtari George B. Daniels në SHBA.

Frokaj u deklarua fajtor në prill të 2013 për akuzën e shpërndarjes së më shumë se 1 mijë kg lëndë narkotike e llojit mariuanë. Të 13 anëtarët dhe bashkëpunëtorët e kësaj bande u deklaruan fajtor në shtator të 2012, dhe 10 prej tyre janë të dënuar me burg.

Prokurori i Manhatanit Preet Bharara tha se Frankie Frokaj është anëtari i fundit i kësaj organizate e cila vepronte në Bronx. Përveç trafikut të lëndëve narkotike, banda e tij merrej dhe me trafikimin e armëve të rrezikshme të zjarrit.

Të gjithë anëtarët e bandës janë dënuar dhe disa janë dënuar për një periudhë të gjatë, duke bërë që rrugët e Bronx të jenë të sigurta”- tha Bharara.

Sipas dosjes që është plotësuar nga gjykata federale e Manhatanit, banda e ujqërve përbëhej kryesisht nga shquptarë dhe ka vepruar në Bronx dhe Neë York nga fundi i 2008 deri në gusht të 2012.

Banda kreu një sërë krimesh, përfshi dhe trafik droge dhe mbajtje të armëve pa leje.

Banda mbante numra të veçantë telefoni me të cilën klientët porosisnin mariuanë dhe koordinonin lëvizjen e makianve për të shpërndarë kokainë dhe mariuanë klientëve të tyre.

Kjo bandë ka shpërndarë rreth 1000 kg mariuanë dhe 500 gram kokainë, si dhe   pilula të cilat përmbanin oxycodone.

Anëtarë të tjerë të bandës së ujqërve ishin dhe Christopher Nrecaj, David Nrecaj, Joseph Camaj, and Frokaj.

Gjatë arrestimit të tyre u sekuestuar dhe një sasi armës të kalibrave të ndryshëm.

29 vjeçari me banim në Brox të Nju Jorkut është dënuar edhe me 5 vjet burg me kusht dhe gjobë prej 3. 000 000 $  

ANËTARËT E TJERË TË BANDËS TË DËNUAR
Më 3 dhjetor 2013, Christopher Nrecaj u dënua me 168 muaj burg për trafik droge dhe mbajtje e armëve pa leje.
Më 3 dhjetor 2013 Corry Lombardi u dënua me 70 muaj burg për trafik droge.
Më 3 dhjetor 2013 Driton Haxhijaj u dënua me 60 muaj burg për trafik droge
Më 7 gusht 2013 Joseph Camaj u dënua me 70 muaj burg për trafik droge
Më 3 gusht 2013 Deda Frokaj u dënua me 63 muaj burg për trafik droge
Më 8 prill 2013 George Cekaj u dënua me 151 muaj burg për trafik droge.

Për tre anëtarë të tjera të kësaj bande pritet të jepet vendimi në janar dhe shkurt të 2014-tës.

Origjinali:  FBI: Member of Albanian Drug Gang Called the ‘Wolfpack’
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO