Trafik emigrantësh dhe riciklim diamantesh, 17 arrestime në Palermo, mes tyre 8 shqiptarë (Emrat)
Karabinierët e Palermos kanë arrestuar 17 persona si pjesë e një grupi që trafikonte qenie njerëzore, kalonte emigrantë, si dhe riciklonte diamantë. Pjesë e grupit janë 8 shqiptarë, anëtarë të grupit "‘UÇK-ja’ e re '.
Karabinierët e Palermos kanë arrestuar 17 persona si pjesë e një grupi që trafikonte qenie njerëzore, kalonte emigrantë, si dhe riciklonte diamantë.
Pjesë e grupit kriminal ishin 7 shqiptarë, pjesë e grupit të njohur si “UÇK-ja e re”, të lidhur fort me qarqet xhihadiste.
Ata kalonin armë kontrabandë, kryenin pastrim parash, si dhe kalonin emigrantë nga Ballkani drejt Zvicrës, duke iu dhënë leje qëndrimi të rreme.
Dy grupet vepronin në Milano, Trieste, Palermo, Luzern dhe Como. Ata kishin kontakte me Cosa Nostrën dhe UÇK-në e re, për të kaluar paratë, dhe për të zhdukur njollat e bankomate.
Për prokurorët, Geri Ferrara dhe Carlo Marzella të dyja organizatat janë të sinkronizuara me njëra-tjetrën dhe veprojnë në fusha të ndryshme: Njëri nga grupet kalonte qytetarë nga Kosova drejt Zvricrës, ndërsa grupi tjetër, shumë herë më i strukturuar raportojnë mediat italiane, merrej me trafik armësh, riciklim diamantesh dhe pastrim parash.
Të arrestuarit janë: Fatmir Ljatifi, Driton Rexhepi, Arben Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Franco Mapelli, Titian Moreno Mapelli, Ibrahim Latifi, Jlenia Fele Arena, Giuseppe Giangrossio, Djemilj Xhaferi, Denis Nikci, Urran Ameti, Francesco Tinnirello, Salvatore Morello, Gabriel Torres, Dario Vitellaro, Luan Dobjani
Në krye të këtij grupi ishin Fatmir Ljatifi, banor i provincës Bolognetta e Palermo, si dhe Driton Rexhepi, i cili jeton në provincën e Sondrio.
Nga marrëdhëniet me subjekte afër Cosa Nostras, kanë filluar dhe hetimet në tetor të 2016-ës. Fillimisht është raportuar se grupi blinte dhe shiste armë.
Fatmir Ljatifi, maqedonas, kishte nën patronazh një bar pranë rrugës së Unazës së Palermos, dhe menaxhonte të gjithë biznesin e organizatës.
Në Palermo, organizata kishte krijuar një shoqëri që kërkonte punëtorë nga Maqedonia dhe Kosova.
Një kompani fantazmë që përdorej për të marrë leje qëndrimi të përhershme për migrantët. Çdo migrant pagoi shtatë mijë euro tek kjo organizatë kriminale.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
44.9%
-
Barazim
38.3%
-
Fiton Shqipëria
16.8%
Vota total: 196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Olimpiada Speciale Dimërore, Shqipëria e mbyll me tetë medalje! Pesë të arta
20 Mars, 11:03
-
Itali/ Kishte bërë ‘kërdinë’ në Gjermani me 9 grabitje në seri, ‘skifteri’ shqiptar arrestohet në Bari pas 5 vitesh kërkime! Plaçkiti 140 mijë euro mall
20 Mars, 09:49
-
Kryeministrja Meloni: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, shembull për Europën
19 Mars, 22:08
-
Zbardhen kostot dhe përfituesit nga marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali! 12 milionë euro në vitin e parë të zbatimit, deri në 400 euro në muaj
19 Mars, 18:00
-
Cristian Shpendi, tjetër vlerësim në Itali
19 Mars, 15:02
-
Itali/ ‘Zgjuarsia’ s'e shpëton shqiptarin, i papunë, i pastrehë dhe qarkullonte me makinë! Kapet me kokainë të kamufluar në cigare
19 Mars, 13:43
-
Mbytet anija me emigrantë në Lampedusa, 6 të vdekur dhe 40 të zhdukur
19 Mars, 11:35
-
Itali/ Shqiptari i papunë kapet në ‘biznes’ kokaine dhe hashashi, Gjykata i vendos në izolim shtëpiak nga ora 9 e mbrëmjes, deri në 6 të mëngjesit
18 Mars, 15:33
-
Ishte dëbuar nga Italia për pesë vite, 25-vjeçari shqiptar ndërron identitet dhe kthehet përsëri
18 Mars, 13:53
-
Itali/ U kap për herë të dytë duke shitur kokainë, dënohet ish-sulmuesi i Dinamos! Ja vendimi që dha gjyqtari, pranoi fajësinë
18 Mars, 13:18
-
Durrës/ I dënuar me 4,5 vite burgim në Itali për trafik droge, arrestohet për ekstradim 51-vjeçari nga Maminasi (EMRI+VIDEO)
18 Mars, 10:08
-
Trafik kokaine mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet çifti shqiptaro-turk në Bellizona! Pranga dhe një të treti
17 Mars, 17:42