TIRANË- Reshjet e dendura të shiut, por edhe ardhja e emigrantëve për festa kanë ndikuar për një trafik "të çmendur në Tiranë, ku makinat nuk lëviznin prej vendit për minuta të tëra. Kulmi u arrit gjatë pasditesm rreth orës 17:00, që përkon edhe me kthimin nga puna të qytetarëve, ku çdo aks i kryeqytetit ishte i bllokuar.
Rruga e Durrësit, e Kavajës, Bulevardi “Zogu i Parë”, Rruga e Dibrës drejt 9-katsheve si edhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kanë qenë akset më problematike, ku situata kanë qenë zonat më problematike, ku ndonëse në terren ka pasur efektivë të policisë Rrugore, menaxhimi ka qenë gati i pamundur.
Madje, Report Tv ka sjell edhe një moment ku një qytetar është dashur që të bëjë policin e trafikut rrugor, ku bëri të mundur që të lirohej rruga për një makinë që ishte në emergjencë. Policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, si dhe vuri theksin që të shmangen rrugët që të çojnë drejt qendrës.
"Për shkak të aktiviteteve që zhvillohen në sheshin “Skënderbej”, ka fluks të shtuar të automjeteve, por dhe të këmbësorëve, të cilët futen në drejtime të ndryshme, jashtë vendkalimeve të përcaktuara, gjë që ka sjellë herë pas here bllokim të lëvizjes. Policia Rrugore e Tiranës, nisur edhe nga shtimi i automjeteve që vijnë në drejtim të Tiranës apo qytetarëve që vijnë nga jashtë shtetit, për festa dhe pushime, me qëllim shmangien e bllokimit të lëvizjes në Unazën e Vogël, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në drejtim të qendrës", njoftoi Policia.
Rrugët më problematike
Rruga e Durrësit
Rruga e Kavajës drejt rrugës “Ibrahim Rugova”
Bulevardi “Zogu i Parë” drejt rrugës “Urani Pano”
Rruga e Dibrës drejt 9-katsheve
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt rrugës “Abdi Toptani”;
Rruga e Elbasanit drejt 9-katsheve
Bravo bravo. Te lumte lali Eri. Na e shpife dhe e degjenerove kete punen e makinave. Bej korsi bicikletash,karrocash,patinash,etj. Beji vlla se i ke rregulluar te tjerat. Per vete po i ben sepse neve te tjereve na thua ikni nga ky vend
PërgjigjuSka mundesi, Tirana eshte qyteti me i mire ne bote. Mos i beni anti reklame Erionit.
Përgjigju