Trafik i rënduar është krijuar në autostradën Durrës-Tiranë, me radhë të gjata automjetesh në drejtim të kryeqytetit.

Fluksi i automjeteve nis që nga Durrësi drejt Tiranës, ndërsa hyrja në kryeqytet, te mbikalimi i Kthesës së Kamzës, është bllokuar totalisht.

Vetëm për të përshkuar rrugën nga Rinasi në drejtim të Tiranës, drejtuesve të mjeteve iu duhet minimumi 1 orë.

Në këtë foto që sjell redaksia e Shqiptarja.com, mes trafikut të rënduar dallohet edhe një efektiv i Policisë Rrugore, i cili bllokon fluksin e mjeteve në mes të autostradës.