Trafik i rënduar raportohet pasditen e sotme nga qytetarët në autostradën Tiranë-Elbasan. Sipas edhe pamjeve të transmetuara në rrjetet sociale, dallohen vargje të gjata makinash të ngecura në trafik.

Ajo që bën me dije edhe Google, radha e makinave është për 4.7 km dhe pritja nga qytetarët në makina, gati 1 orë pa lëvizur.

Situata me trafikun duket shumë e rënduar, këto ditë të fundit që korrespondojnë me fundin e vitit dhe me lëvizje të shpeshta të automjeteve.

Megjithatë siç bëhet me dije, ky aks Tiranë-Elbasan, është gjithnjë në këtë gjendje të rënduar të bllokimit të qarkullimit.